By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bashkëpunëtorët e krerëve të UÇK-së flasin për mungesën e tyre në festa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bashkëpunëtorët e krerëve të UÇK-së flasin për mungesën e tyre në festa
Ballina 1Lajme

Bashkëpunëtorët e krerëve të UÇK-së flasin për mungesën e tyre në festa

Kosova Times
Last updated: 2024/02/19 at 10:26 AM
Kosova Times Published February 19, 2024
Share
SHARE

Luftuan për liri, kontribuuan në paqe, morën pjesë në shtetndërtimin e Kosovës, por në këtë përvjetor nuk festojnë në Kosovë.

Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, flasin ish bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre. 16 vjet përpara, Hashim Thaçi ishte protagonisti kryesor në Kosovë. Shpallja e Pavarësisë ditën e 17 shkurtit, ishte kurorëzim i përpjekjeve të popullit shqiptar të Kosovës për liri.

Në 16-të vjetorin e Pavarësisë ish-krerët e UÇK-së dhe kontribuuesit e shtet ndërtimit fizikisht i mungojnë Kosovës. Ish-bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre në proceset nëpër të cilat kanë kaluar bashkë me shtetin e ri, flasin për kontributin e tyre ndër vite.

“Është një njeri që kurrë nuk e ka ushtruar arrogancën, sepse këto punë VIP, ai është VIP që nga viti1999 , në presion të kohës dhe detyrave, gabimeve të mundshme, ne kemi bërë gabime por nuk kanë qenë qortuese. ka qenë një njeri shpirtmadh, ka ditur t’i ofrojë bashkëpunëtorët”, tha Ismail Syla, bashkëveprimtar.

Nait Hasani e Rexhep Selimi ishin njohur që nga periudha e studimeve. Ai i kujton aktivitetet e ndryshme që kishin me bashkëveprimtarët për liri e pavarësi.

“Janë njerëzit që dalin protagonist kryesor të kësaj lufte. Njëri nga ata që është më i qëndrueshmi më i vendosuri, më i angazhuari i fillimit të luftës së UÇK-së, është Rexhep Selimi. Kam pasur fatin që si student të njihemi edhe si pjesë e luftës së UÇK-së. Si pjesë e familjes, Rexha ka qenë pjesë e çdo etape të shtetndërtimit të Kosovës”, tha Nait Hasani, bashkëveprimtar.

Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, Zenun Pajaziti, e kujton si ngjarjen më të rëndësishme të popullit të Kosovës.

“Çdo përvjetor të pavarësisë, s’ka se si mos t’i kujtojmë ata të cilët atë ditë ishin kryesorët dhe të cilët atë ditë e bënë të përmbyllet një rrjedhë disashekullore për liri dhe për shtetin tonë. Këto vite po festojmë pa Hashim Thaçin pa Kadri Veselin, pa Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Padyshim këta njerëz janë më meritorët për lirinë tonë, sepse nuk ishte vetëm ajo dita e 17 Shkurtit, por ishin vite të rënda për ta dhe shumë tjerë që nuk janë fare në mesin tonë. Ata që u kanë qëndruar afër e kanë bashkëqeverisur e bashkëpunuar me Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin e Kadri Veselin, thonë se kanë një mision tjetër për ta kryer”, tha Zenun Pajaziti, ish-ministër i Punëve të Brendshme.

“Sot ata e vuajnë me vitet e tyre dhe moshën më të mirë të pjekurisë së tyre. Mos të harrojmë që ata janë themeluesit dhe baballarët e këtij kombi dhe shteti të ri të mbjellë në zemër të Evropës”, tha Ismail Syla, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Ai nuk është si Rexhë atje, por si ushtar i UÇK-së. Nga fillimi me Adem Jasharin, deri të Weslli Clark, me përfundimin e luftës, bashkë me Hashimin , Kadriun e Jakupin, këta t’i gjykosh pse është luftua, pse është ardhur liria, ose pse nuk kemi pranuar me qenë të nënshtruar nga Serbia. Sot jo Hashimi si individ, jo Kadriu e Jakupi, po gjyohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po gjykohet liria jonë. Këtë nuk duhet lejuar”, tha Nait Hasani.

“Ne po shpresojmë si njohim ne profilin e tyre se janë në një mision tjetër, në misionin e radhës për ta mbrojtur luftën e drejtë të UCK-së , dhe jemi të sigurt që përvjetorët tjera do të jenë në Kosovë bashkë me familjet e tyre”, tha Zenun Pajaziti.

Është përvjetori tretë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi, nuk e kanë festuar pavarësinë në Kosovë. Ata po mbahen në paraburgim në një proces gjykimi të ngritur kundër tyre nga Dhomat e Specializua të Kosovës në Hagë.

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Kosova Times February 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Liverpool fiton dhe e forcon kreun e tabelës

Kosova Times Kosova Times February 16, 2025
Thirrjet antishqiptare të tifozëve banjallukas ndërpresin ndeshjen Borac-Egnatia
Nën kërcënimin e armës kryhet grabitje në një market në Pejë
Mark Rutte: “Nëse nuk investoni në mbrojtje, mund të flisni rusisht pas 5-10 vitesh”
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?