By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analisti rus për NIS: Mesazhi i Vuçiçit po interpretohet si një ultimatum ndaj Moskës
October 28, 2025
Qerra marrësi vret dhe copëton trupin e pronares, nga ekspertiza shpallet i çmendur
October 28, 2025
Punonjësit e gazetës gjermane Welt u plagosën në një sulm me dron në Ukrainë
October 28, 2025
Rreth 183 milionë fjalëkalime email-i të vjedhura, ja si të kontrolloni nëse edhe e juaja është midis tyre
October 28, 2025
Bill Gates surprizon me deklaratat mbi ndryshimet klimatike
October 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Austria vazhdon të mbështesë Kosovën drejt integrimit europian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Austria vazhdon të mbështesë Kosovën drejt integrimit europian
Lajme

Austria vazhdon të mbështesë Kosovën drejt integrimit europian

Kosova Times
Last updated: 2024/02/19 at 8:37 PM
Kosova Times Published February 19, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ia ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë, nëpërmjet të cilës ia ka shprehur mbështetjen për rrugën drejt integrimit europian.

Van der Bellen përmendi bashkëpunimin për rritjen e stabilitetit, ndërsa tha se shpresojnë që së shpejti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E nderuara zonja Presidente, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Kosovës, kam kënaqësi të madhe t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta”, thuhet në urim.

Sipas tij, Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe.

“Duke pasur parasysh shkëmbimet politike, ekonomike, shkencore dhe kulturore, nuk është çudi që ne shohim sot praninë e një diaspore të gjallë nga vendi juaj në Austri. Austria dhe Kosova ndajnë të njëjtat vlera europiane dhe janë të një mendjeje në një mori çështjesh. Në rrethanat aktuale gjeopolitike, veçanërisht në sfondin e një lufte të tmerrshme agresioni të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës, ne qëndrojmë së bashku si një familje europiane. Duke qenë se konflikti ka pasoja të rënda edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është në interesin tonë të përbashkët të bashkëpunojmë ngushtë për ta rritur stabilitetin”, thuhet në letrën e presidentit austriak.

“Më lejoni t’ju siguroj se Austria do të vazhdojë t’ju mbështesë në rrugën tuaj drejt integrimit europian. Në këtë kontekst, ne shpresojmë që së shpejti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe funksionale që çon në normalizimin e marrëdhënieve tuaja me fqinjin tuaj”, tha Van der Bellen.

Ai uroi të ardhme të begatë për popullin e Kosovës.

You Might Also Like

Të enjten mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet për trupat punuese

Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët për e-maila të rremë

Presidentja do të kërkojë kompromis politik për Buxhetin e Planin e Rritjes

Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Qeveria ende pa vendim për Komisionin për verifikimin e diplomave serbe

Kosova Times February 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bllokohet pika kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, reagojnë politikanët shqiptarë

Kosova Times Kosova Times September 9, 2024
BE: Kemi informacione se një fabrikë në Kinë po prodhon drone për Rusinë
26 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë e Vjetër
Kurti: `Hasi Jehon`, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar
Rritja e burimeve të rinovueshme nxit shqetësime të reja mjedisore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?