By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja bllokon rezolutën për armëpushim në luftën Izrael-Hamas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja bllokon rezolutën për armëpushim në luftën Izrael-Hamas
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja bllokon rezolutën për armëpushim në luftën Izrael-Hamas

Kosova Times
Last updated: 2024/02/20 at 8:50 PM
Kosova Times Published February 20, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara i kanë sërish veto të martën një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për luftën Izrael-Hamas, duke bllokuar kështu kërkesën për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Njëkohësisht, ShBA-ja ka shtyrë këtë këshill me 15 anëtarë që të miratojë një armëpushim të përkohshëm, të lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura prej Hamasit.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Të martën, 13 anëtarë të këshillit kanë votuar në të mirë të draftit algjerian, ndërsa Britania ka abstenuar.

Kjo është hera e tretë që SHBA-ja përdor veton ndaj një rezolute të ngjashme, prej nisjes së luftimeve më 7 tetor të vitit të kaluar.

Lufta është nxitur prej Hamasit, pjesëtarët e të cilit kanë kryer sulme në zonën kufitare të Izraelit, duke lënë të vdekur 1.200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë.

“Një votë në të mirë të këtij drafti është mbështetje për të drejtën palestineze për jetë. Në të kundërtën, është përkrahje për dhunën brutale dhe ndëshkimin kolektiv ndaj tyre”, ka thënë ambasadori i Algjerisë në OKB, Amar Bendjama, para votimit.

Ambasadorja e ShBA-së në këtë trup, Linda Thomas-Greenfield, ka dhënë shenja prej të shtunës që do të përdorë veton.

“Kërkesa për një armëpushim pa kushte, pa ndonjë marrëveshje që i kërkon Hamasit t’i lirojë pengjet, nuk do të rezultojë me paqe të qëndrueshme. Në fakt, mund t’i zgjasë luftimet në mes të Hamasit dhe Izraelit”, ka thënë Thomas-Greenfield.

Në rezolutën e hartuar prej Algjerisë, nuk është lidhur armëpushimi me lirim të pengjeve.

“Mesazhi dhënë sot Izraelit, me këtë veto, është që mund t’i vazhdojë vrasjet”, ka thënë i dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour.

Ambasadori izraelit në OKB Gilad Erdan, ka thënë se fjala armëpushim është përmendur “sikurse të ishte plumb argjendi, me një zgjidhje magjike për të gjitha problemet e rajonit”.

“Armëpushimi mundëson një gjë, dhe vetëm një gjë – mbijetesën e Hamasit”, ka thënë Erdan në këshill.

Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se rreth 29.000 palestinezë janë vrarë prej nisjes së ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gazë.

Ushtria izraelite, në anën tjetër, fajëson Hamasin për vdekjet, duke thënë se po operon në zonat e banuara me civilë.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

Kosova Times February 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sot shqyrtohen kandidaturat për emërim në Gjykatën Kushtetuese

Kosova Times Kosova Times April 28, 2023
Kërcënohet Kurti në emër të `Brigada Sever`, arrestohet një person
Sveçla: Epilogu i vrasjes së Deharit s’ka pse të vonojë asnjë ditë më shumë
VV lëshon seancën ku po diskutohet për kontratat njëburimore
Libia potencialisht një front i ri në luftën e Putinit kundër Perëndimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?