By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani në takim me ambasadorët kërkon heqjen e masave të BE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani në takim me ambasadorët kërkon heqjen e masave të BE-së
Ballina 1Lajme

Osmani në takim me ambasadorët kërkon heqjen e masave të BE-së

Kosova Times
Last updated: 2024/02/21 at 4:50 PM
Kosova Times Published February 21, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu dhe zv.ambasadorin e Gjermanisë, Mathias Conrad, me të cilët u diskutuan zhvillimet aktuale në fushën e politikës dhe atë të sigurisë. Presidentja ka theksuar nevojën për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës.

Osmani ka thënë se këto masa janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.

“Në takim me ambasadorët, presidentja Osmani ka theksuar nevojën imediate të heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog, si dhe njëkohësisht theksoi se Kosova ka ndërmarr hapa konkret në përputhje me planin e dakorduar për këtë çështje. Heqja e masave, theksoi ajo, do të krijonte atmosferë shumë më pozitive për vazhdimin e dialogut parimor ku të dyja palët do të trajtoheshin të barabarta”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Osmani ka thënë se Serbia nuk po përballet me përgjegjësi për nxitjen e sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj e as për sulmin e agresionit kundër Kosovës në shtator të vitit të kaluar.

Kjo situatë, sipas saj, mund ta nxisë Serbinë që t`i shtojë veprimet destabilizuese në rajon.

Sipas njoftimit në këtë takim u diskutua edhe lidhur me përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Presidentja Osmani ka ritheksuar se e drejta për të kërkuar largimin e kryetarëve nëpërmjet nënshkrimeve është e drejtë që u takon qytetarëve dhe se tani pret që në KQZ të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe udhëzimin administrativ në fuqi.

Po ashtu në takim është diskutuar edhe për zbatimin e rregullores së BQK-së.

“Presidentja ritheksoi se është me rëndësi që nuk po kërkohet që kjo rregullore të shfuqizohet, por thjesht që të punohet në një plan tranzicioni për zbatim të saj, e cila merr parasysh edhe shqetësimet e të gjithë qytetarëve që mund të afektohen nga një vendim i tillë. Duke ritheksuar rëndësinë e zbatimit të Kushtetutës në çdo cep të Kosovës, Presidentja ka shtuar se suksesi në këtë drejtim është i lidhur edhe me nivelin e bashkëpunimit me aleatët tanë të cilët kanë qenë gjithnjë mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë, sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tonë”, ka njoftuar Presidenca. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times February 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një vajzë vdiq nga dhëmbi vetëm një ditë pas ditëlindjes së nënës së saj

Kosova Times Kosova Times October 15, 2024
Politico: SHBA i kërkon Ukrainës të mos vonojë kundërsulmin
19 vjet burgim për vrasjen në Malishevë
Partia spanjolle e ekstremit të djathtë do t’i bashkohet grupit të Orbanit në PE
MFPT fillon zbatimin e sistemit të regjistrimit dhe përcjelljes së faturave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?