By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
Diplomatët perëndimorë në Moskë nderojnë viktimat e represionit sovjetik
October 29, 2025
Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së
October 29, 2025
Beteja në rrugë, ‘Situatë kritike’ në qytetin e fushëbetejës Pokrovsk
October 29, 2025
A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani në tryezën ekonomike Kosovë – Katar: Kosova me potencial të jashtëzakonshëm për investime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Osmani në tryezën ekonomike Kosovë – Katar: Kosova me potencial të jashtëzakonshëm për investime
Ballina 1Financa

Osmani në tryezën ekonomike Kosovë – Katar: Kosova me potencial të jashtëzakonshëm për investime

Kosova Times
Last updated: 2024/02/25 at 2:09 PM
Kosova Times Published February 25, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Katar, ka marrë pjesë në tryezën ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit që po mbahet në Doha ku po diskutohet për potencialin investues në vendin tonë. 

Në këtë tryezë ekonomike me pjesëmarrje të Odës Ekonomike të Katarit dhe bizneseve anëtare katariane, kryetarit të Prishtinës z. Përparim Rama edhe disa nga bizneset më të suksesshme nga Kosova, u diskutua për mundësitë e shumta për parnteritete biznesore dhe investime në sektorë strategjik.

Duke folur për potencialin zhvillimor të Kosovës, Presidentja Osmani potencoi faktin se Kosova ka tashmë një infrastrukturë ligjore të përafruar me ligjet e BE-së, një sistem të standardizuar të taksave me standardet më të mira ndërkombëtare, një ambient miqësor për investitorët e huaj dhe potencial të jashtëzakonshëm për investim në fusha të ndryshme.

Presidentja Osmani ndër të tjera, veçoi mundësitë e shumta për bashkëpunim në industrinë e ushqimit dhe sigurisë ushqimore, energjisë, hotelerisë dhe turizmit malor, industrisë së drurit dhe asaj metalike.

Ndërkaq, Kryetari Rama prezantoi planin për zhvillimin e Prishtinës, me fokus te një sërë projektesh kapitale e infrastrukturore nga fusha e sportit, artit, transportit e më gjerë.

 

Kjo tryezë shërbeu edhe si platformë për bizneset kosovare për të promovuar bizneset e tyre dhe për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të drejtpërdrejt me bizneset katariane.

Gjatë tryezës ekonomike u vunë në pah mundësitë e shumta për parneritete e projekte të përbashkëta dhe pritet që së shpejti një delegacion i bizneseve të Katarit ta vizitojë Kosovën me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit.

Gjatë kësaj vizite në Katar, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë shtetëror të Katarit ku do të diskutohen mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve si dhe do të mbajë fjalim në Web Summit, i cili sivjet po mbahet në Doha. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti në Paris flet për rëndësinë e anëtarësimit në BE e NATO

Osmani në Riad: EXPO 2030 mundësi e mirë për prezantimin e Kosovës

Kurti: Po jetojmë në një kohë kur Evropa është thellësisht e sfiduar

Osmani takon Radev, kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës pezullon nga detyra prokurorin Beqë Shala

Kosova Times February 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Vdekje klinike e Kuvendit!

Kosova Times Kosova Times May 1, 2025
Mbahet gara e sigurisë kibernetike, pjesëmarrës edhe Universiteti i Ajovës
Aksidentet rrugore rriten me 50% në dhjetor, shtohen ndjeshëm të aksidentuarat femra
Ballë për ballë automjeti i blinduar amerikan dhe një rus (Video)
Ku pritet të jetë fokusi i Trumpit?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?