By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”
December 19, 2025
Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë
December 19, 2025
Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi
December 19, 2025
A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?
December 19, 2025
Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelenskiy njofton kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelenskiy njofton kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse
Ballina 2Rajon / Botë

Zelenskiy njofton kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse

Kosova Times
Last updated: 2024/02/25 at 9:33 PM
Kosova Times Published February 25, 2024
Share
SHARE

Ukraina ka një plan të qartë për një kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy të dielën, duke shtuar se nuk mund t’i zbulonte detajet.

Vitin e kaluar trupat ukrainase ndërmorën një kundërofensivë, por nuk ishin në gjendje të thyenin vijën e përforcuar të agresorit rus në jug dhe lindje të vendit.

“Kemi një plan të qartë për një kundërsulm, por nuk mund t’ju them detajet”, tha zoti Zelenskiy gjatë një konference shtypi në kryeqytetin Kiev. Ai tha se ndryshimet në udhëheqjen ushtarake në fillim të muajit kishin lidhje me planin e ri në fushën e betejës. Ai tha se si rezultat i rrjedhjes së informacioneve po hartoheshin disa plane, pa dhënë hollësi të tjera.

Zelenskiy tha më herët se planet e Kievit për kundërofensivën e vitit e kaluar kishin përfunduar “në Kremlin” përpara se të fillonte operacioni. Ai nuk tha se si kishte ndodhur rrjedhja e sekreteve.

Presidenti Zelenskiy tha të dielën se 31,000 ushtarë ukrainas ishin vrarë që nga fillimi i agresionit rus dy vjet më parë, shifra e parë zyrtare pas më shumë se një viti. Ai tha në një konferencë shtypi në Kiev se nuk mund të zbulonte numrin e të plagosurve sepse do të ndihmonte planifikimin ushtarak rus.

“31,000 trupa ukrainase janë vrarë në këtë luftë. Jo 300,000 apo 150,000. Putini gënjen. Por megjithatë, kjo është një humbje e madhe për ne”, tha presidenti ukrainas.

Mykhailo Podolyak, ndihmës i presidentit, tha në fund të vitit 2022 se ishin vrarë 13,000 ushtarë ukrainas që fillimi i agresionit më 24 shkurt.

Në muajin gusht, gazeta “New York Times” citoi zyrtarët amerikanë të kenë thënë se numri i të vdekurve ukrainas është afër 70,000. Në të njëjtin artikull thuhej se Rusia kishte humbur në luftë 120,000 trupa.

Zoti Zelenskiy u tha gazetarëve se 180,000 ushtarë rusë ishin vrarë në luftime. Rusia nuk i publikon humbjet në fushën e betejës, duke i konsideruar si sekret shtetëror. Të dy vendet i cilësojnë humbjet e palës kundërshtare si të mëdha.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se dhjetëra mijëra civilë ishin vrarë në zonat e pushtuara nga forcat ruse. Kievi thotë se nuk mund ta vlerësojë me saktësi shkallën e humbjeve sepse nuk ka qasje.

You Might Also Like

Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”

Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi

A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?

Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin

Ekipet ukrainase, amerikane dhe evropiane do të zhvillojnë bisedime të reja në SHBA të premten

Kosova Times February 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

VIDEO Qytetari serb në videon e pengjeve të publikuara nga Hamasi

Kosova Times Kosova Times September 5, 2025
Një ngarkesë me bomba e dërguar nga administrata Biden ka mbërritur në Izrael
Hamza në Kaçanik, premton mbështetje për bizneset dhe rritje të pagave
Miratohet Deklarata e Dubrovnikut nga Ballkani Perëndimor
“Duhet ta ndalim urrejtjen” – Pas më se një viti luftë dhe shtypje, disa rusë ende guxojnë ta ngrenë zërin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?