By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 12 qershor 2025
June 12, 2025
Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi
June 11, 2025
Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë
June 11, 2025
Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit
June 11, 2025
Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden shpreson për një pauzë të luftimeve në Gazë gjatë Ramazanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Biden shpreson për një pauzë të luftimeve në Gazë gjatë Ramazanit
Ballina 2Rajon / Botë

Biden shpreson për një pauzë të luftimeve në Gazë gjatë Ramazanit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/27 at 9:19 AM
Kosova Times Published February 27, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se Izraeli do të jetë i gatshëm ta ndalë luftën e tij kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – gjatë Muajit të Ramazanit, nëse arrihet një marrëveshje për lirimin e disa pengjeve që mbahen nga radikalët palestinezë.

Negociatorët nga ShBA-ja, Egjipti dhe Katari po punojnë për kornizën e një marrëveshjeje sipas së cilës Hamasi do të lironte dhjetëra pengje që mban, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë dhe ndaljen e luftimeve për gjashtë javë. Gjatë kësaj pauze të përkohshme, negociatat do të vazhdonin për lirimin e pengjeve të mbetura.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Izraeli lidhur me deklaratat e Bidenit.

Ramazani nis më 10 mars dhe shihet si një afat jozyrtar për një marrëveshje armëpushimi. Në këtë muaj, besimtarët myslimanë në mbarë botën agjërojnë nga agimi deri në muzg.

Biden tha se shpreson që një marrëveshje armëpushimi do të hynte në fuqi javën e ardhshme. Gjatë pauzës, negociatat do të vazhdonin për lirimin e pengjeve të mbetura dhe lirimin e më shumë të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.

“Ramazani po vjen dhe duhet të ketë një marrëveshje nga izraelitët që po ashtu të mos përfshihen në aktivitete gjatë Ramazanit, në mënyrë që të na japin ne kohë për të liruar të gjitha pengjet”, tha Biden gjatë një paraqitjeje në emisionin Late Night With Seth Meyers në NBC.

Në të njëjtën kohë, Biden nuk bëri thirrje për ndaljen e luftës që u nxit nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Ai e la mundësinë e hapur për një ofensivë tokësore izraelite në Rafah, në jug të Gazës, qytezë që gjendet në kufi me Egjiptin, ku gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës është strehuar në bazë të urdhrave për evakuim të lëshuar nga Izraeli.

Mundësia e një pushtimi në Rafah ka ngritur alarmin në botë lidhur me fatin e civilëve që janë të ngujuar atje. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu , ka deklaruar se operacioni tokësor në Rafah është një komponent i paevitueshëm i strategjisë së Izraelit për të shtypur Hamasin.

Biden tha të hënën se ai beson se Izraeli ka ngadalësuar bombardimet e tij në Rafah.

“Ata duhet dhe më janë zotuar se do të kujdesen që të ketë një aftësi për të evakuuar një pjesë të konsiderueshme të Rafahut para se të shkojnë për të shkatërruar pjesën e mbetur të Hamasit… por, është një proces”, tha ai.

Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit, në Rripin e Gazës është shkaktuar një katastrofë humanitare dhe janë vrarë afër 30.000 palestinezë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e udhëhequr nga Hamasi. Ministria e Shëndetësisë në Gazë nuk bën dallimin mes civilëve të vrarë dhe luftëtarëve të Hamasit.

Izraeli, ndërkaq, ka thënë se ka vrarë 10.000 luftëtarë të Hamasit, por nuk ka ofruar dëshmi për këtë pretendim.

You Might Also Like

Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi

Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë

Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit

Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?

Ambasadori izraelit: Ne i dhamë Ukrainës Patriotët. Izraeli: Nuk është e vërtetë

Kosova Times February 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Shteti i Kosovës nuk e shpalli pavarësinë me kushtin e njohjes së domosdoshme nga Serbia

Kosova Times Kosova Times September 18, 2024
Raportohet se Rusia bombardoi rebelët në Alepo, Irani thotë se iu sulmua konsullata
Kosovarët me ajër të ndotur jashtë dhe brenda shtëpisë
Mbrojtja e Thaçit me kërkesë për trupin gjykues të Speciales
Mister i trishtueshëm: Sekreti i gjurmëve të lashta të mbetura në llavë të nxehtë, vendasit besojnë se janë vepër e Satanait, ekspertët kanë teorinë e tyre…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?