By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat botërore për Suedinë në NATO: Deti Baltik do të bëhet det i NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mediat botërore për Suedinë në NATO: Deti Baltik do të bëhet det i NATO-s
Ballina 2Rajon / Botë

Mediat botërore për Suedinë në NATO: Deti Baltik do të bëhet det i NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2024/02/27 at 5:10 PM
Kosova Times Published February 27, 2024
Share
SHARE

Pas 22 muajve aplikimi i Suedisë në NATO është miratuar. Në mediet botërore procesi cilësohet si i stërzgjatur, por mesazhi është historik. Deti Baltik tani quhet “Deti i NATO-s”.

Parlamenti i Hungarisë miratoi përfundimisht dje kërkesën e Suedisë për NATO. Diçka që është pritur mirë nga vendet fqinje.

“Ne mezi presim të sjellim fqinjin tonë në aleancë. Kjo ardhje kompleton edhe anëtarësimin tonë”, shkruan presidenti në largim i Finlandës, Sauli Niinistö në X, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKlive.

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre e përshkruan njoftimin si historik.

“Që vendet nordike t’i bashkohen NATO-s, është historike. Është një forcë e re për sigurinë tonë, për NATO-n dhe për nordikët”, ka shkruar ai në X.

Megjithatë, Jonathan Wolfe i New York Times është kritik ndaj procesit të tejzgjatur.

“Procesi i stërzgjatur për të arritur në këtë pikë lë një shije të hidhur dhe nuk do të ndryshojë reputacionin e Orbanit si një ngatërrestar më i interesuar për të qetësuar Putinin, sesa për të mbështetur Aleancën,” shkruan ai.

“Deti i Natos”

Me Suedinë, si anëtare e re, të gjitha vendet përreth Detit Baltik janë anëtarë të aleancës, përveç Rusisë. Kjo do të thotë se Deti Baltik tani përshkruhet si një “Det i NATO-s” njofton ‘Daily Mail’.

“Nëse shikoni hartën, Deti Baltik gjeografikisht bëhet një Det i NATO-s”, thotë Minna Alander, studiuese në Institutin Ndërkombëtar Finlandez për ‘Daily Mail’, transmeton RTKlive.

Edhe ‘Politico’ është gjithashtu në të njëjtën rrugë me titullin “Më falni Rusi, Deti Baltik tani është det i NATO-s”.

“Suedia dhe Finlanda e bëjnë NATO-n shumë më koherente gjeografikisht. Deti Baltik bëhet një det i NATO-s, i cili është përgjithësisht i dobishëm, edhe për shkak të rritjes së ndikimit të tij”, tha për gazetën Ulrike Franke, studiuese e lartë në Këshillin Evropian për Punët e Jashtme.

Një lamtumirë e gjatë

Miratimi i tërhequr vjen në një kohë kur aleatët e NATO-s po përpiqen të unifikojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të ruajnë besimin, pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për të ardhmen e mundshme të NATO-s.

“Kur, më në fund, aleatët të mblidhen në selinë e NATO-s, në Bruksel, për të ngritur flamurin e Suedisë, sigurisht që do të ketë festë, por edhe ata janë të rraskapitur dhe psherëtijnë me lehtësim”, shkruan ‘Washington Post’, transmeton RTKlive.

‘The Guardian’ shkruan se Suedia tani ka marrë një lamtumirë të gjatë ndaj neutralitetit, cituar nga Robert Dalsjö, analist i lartë në FOI.

Sipas tij, është një proces që ka filluar tashmë në fund të Luftës së Ftohtë dhe Suedia ka aplikuar për anëtarësim në BE.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times February 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Më shumë se gjysma e popullsisë së Karabakut ik në Armeni

Kosova Times Kosova Times September 28, 2023
Rusët që refuzojnë mobilizimin kërkojnë strehim në Mal të Zi
Adresimi i Osmanit para deputetëve – PDK nuk merr pjesë në seancë, Tahiri: Vetëm përfaqësuese e unitetit të popullit nuk mund të jetë
Rohde për rënien e Murit të Berlinit: Liria s’mund të merret si e mirëqenë
Zgjedhjet në Thuringen dhe Saksoni: AfD drejt një fitoreje të rëndësishme mes pakënaqësive të votuesve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?