By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Ferizaj
August 16, 2025
Samiti që la më shumë pyetje sesa përgjigje
August 16, 2025
Aksident në Lladovë, vdes këmbësori një ditë pas aksidentit
August 16, 2025
Zelensky: Do të vij në SHBA të hënën, do të flas me Trumpin për përfundimin e luftës
August 16, 2025
Çfarë do të thotë “samiti i Alaskës” për Trumpin, Putinin dhe Ukrainën?
August 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak paralajmëron takime të tjera: Shumë pyetje për rregulloren e BQK-së mbeten pa përgjigje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçak paralajmëron takime të tjera: Shumë pyetje për rregulloren e BQK-së mbeten pa përgjigje
Lajme

Lajçak paralajmëron takime të tjera: Shumë pyetje për rregulloren e BQK-së mbeten pa përgjigje

Kosova Times
Last updated: 2024/02/27 at 6:07 PM
Kosova Times Published February 27, 2024
Share
SHARE

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se bisedimet për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ishin “një hap i parë i rëndësishëm”, por se “shumë pyetje politike” mbeten ende pa përgjigje.

Me ndërmjetësimin e tij, përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë u takuan të martën në Bruksel.

“Takimet shtesë do të jenë të nevojshme”, tha Lajçak në një postim në platformën X.

Ai nuk sqaroi nëse palët kanë pasur ndonjë dakordim.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, i cili udhëhoqi delegacionin e Kosovës, tha se nuk u diskutua për rregulloren, porse për mundësitë që i ofron ajo për transferimin e mjeteve nga shtetet e tjera në Kosovë.

“Nuk ka asgjë tjetër dhe nuk kemi pranuar diskutime të tjera. Rregullorja është në fuqi dhe nuk ndryshohet. Zbatimi i saj nuk vihet në diskutim”, tha Ismaili për Radion Evropa e Lirë.

Delegacionin e Serbisë e udhëhoqi kryenegociatori, Petar Petkoviq, i cili tha se rregullorja e BQK-së kërkon zgjidhje në nivel politik.

“Pasojat e një vendimi të tillë të njëanshëm [të Kosovës] janë politike dhe ndikojnë në mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha ai pas takimit.

Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Ajo nxiti reagime të zemëruara të Beogradit zyrtar, i cili mbështet financiarisht komunitetin serb në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare shprehu, po ashtu, shqetësime për ndikimin e saj në jetën e qytetarëve serbë.

Diplomatët perëndimorë i kërkuan Qeverisë së Kosovës që ta pezullojë zbatimin, për t’u dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re.

Por, kryeministri Albin Kurti këmbënguli se vendimi i BQK-së nuk mund të anulohet.

Sipas tij, rregullorja nuk i ndalon pagesat nga buxheti i Serbisë, por se ato duhet të bëhen në euro.

Çfarë u tha tjetër në Bruksel?

Guvernatori i BQK-së, Ismaili, tha se në takim u prezantuan disa modele teknike se si Serbia mund ta vazhdojë financimin e servëve në Kosovë në mënyrë ligjore dhe transparente.

“Ekzistojnë mundësi ligjore për transferim ligjor [të parave], nëse Serbia është e gatshme t’i pranojë ato”, tha Ismaili pa ofruar më shumë hollësi.

Petkoviq tha se për çështjen e dinarit nuk është diskutuar asnjëherë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por “duke qenë se vendimi i së ashtuquajturës Bankë Qendrore të Kosovës prek drejtpërdrejt serbët, sigurisht që do të diskutohet në Bruksel”.

Ai shtoi se do të bëjë “absolutisht gjithçka” për të arritur një zgjidhje në Bruksel.

“Këmbëngulëm se duhet gjetur një zgjidhje sa më shpejt, sepse jemi në prag të marsit, kur qytetarët tanë duhet t’i marrin të ardhurat për muajin shkurt”, tha Petkoviq.

Në takimin e përbashkët Kosovë-Serbi ishin të pranishëm vetëm ekspertë financiarë nga të dyja vendet.

Sipas informacioneve jozyrtare, me insistimin e palës kosovare, Petkoviq nuk ishte i pranishëm në atë takim.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e refuzoi ftesën e Lajçakut, me arsyetimin se nuk bëhej fjalë për një takim ku do të duhej të shkonte ai, sepse, siç tha, “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut” për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

You Might Also Like

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Ferizaj

Kapen grabitësit në Fushë Kosovë

OSBE: Funksionimi i RTK-së, thelbësor për demokratinë dhe besueshmërinë

SPERTK anulon protestën e 18 gushtit pas vendimit të Qeverisë

Moti sot me diell, temperatura deri në 35°C

Kosova Times February 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndahen çmimet në Festivalin e filmit “Hyjnesha në Fron”

Kosova Times Kosova Times December 16, 2024
Sektori privat “i diskriminuar” nga ndihma e shtetit
Liderët e Ballkanit Perëndimor dalin me deklaratë të përbashkët
Kreu i FBI-së: në SHBA ekziston rreziku i një sulmi të ngjashëm me sulmin terrorist në Crocus
Xhaka: Humbja me rezultat të thellë nga Liverpooli, e turpshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?