By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje dënon gjuhën e urrejtjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje dënon gjuhën e urrejtjes
Lajme

Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje dënon gjuhën e urrejtjes

Kosova Times
Last updated: 2024/02/29 at 1:16 PM
Kosova Times Published February 29, 2024
Share
SHARE

Pas deklarimeve me përmbajtje të  gjuhës  së urrejtjes dhe diskriminimit të shprehura në Parlament dhe në medie, kundër projektligjit mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor, si dhe kundër autonomisë trupore së grave, Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe Dhunës me bazë gjinore shpreh reagim të  njëzëshëm ndaj retorikës së tillë.

Përmes një njoftimi për medie ky grup thekson nevojën për të përqendruar diskutimet në lidhje me shëndetin riprodhues në bazë të fakteve dhe në prizmin e të  drejtave të njeriut, duke shmangur gjuhën e urrejtjes që ulë parimet themelore të barazisë gjinore dhe autonomisë së grave.

“Kjo përgjigje thekson angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të individëve, veçanërisht të grave, për të marrë vendime të informuara lidhur me zgjedhjet e tyre riprodhuese, pa diskriminim dhe paragjykim”, thuhet në njoftim teksa këto të drejta ky grup vë në pah se janë të garantuara edhe me  Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke cituar nenin 7 dhe atë 26 ku garantohet e drejta e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij apo të saj.

“Projektligji mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor, përcakton të drejtat e shëndetit riprodhues përfshirë riprodhimin, informimin, edukimin dhe këshillimin mbi shëndetin seksual dhe riprodhues përgjatë gjithë ciklit jetësor, amësinë e sigurt, planifikimin e familjes, parandalimin dhe trajtimin e përshtatshëm të infertilitetit, shërbimet për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS-it, si dhe infeksioneve dhe sëmundjeve të traktit riprodhues, parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtim të sëmundjeve malinje të sistemit riprodhues dhe karcinomës së gjirit dhe jetën seksuale dhe riprodhuese me vullnetin e saj apo të tij”, thuhet më tej një njoftim, duke sqaruar më tej se rregullimi i kësaj fushe krijon mundësinë për organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësinë institucionale dhe profesionale, mbikëqyrjen, inspektimin, për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues, me qëllim të ruajtjes, promovimit, përmirësimit të të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues.

Tutje, anëtarët e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe Dhunës me bazë gjinore ngrenë zërin për të  promovuar një mjedis parlamentar konstruktiv dhe të respektuar, që zhvillon politika progresive në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times February 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Hapja e kapitujve për Shqipërinë: Të përqendroheni te shteti i së drejtës

Kosova Times Kosova Times April 14, 2024
Aksident te semaforët afër Fakultetit Teknik, gjashtë të lënduar
Vuçiq i përgjigjet brutalisht ambasadës amerikane në BH
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër
Haradinaj: Kurti e futi Kosovën në thes me Korenë e Veriut-Kurti tund kokën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?