By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kasparov: Rusia mund t’i humbë disa territore, nëse s’e fiton luftën në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kasparov: Rusia mund t’i humbë disa territore, nëse s’e fiton luftën në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

Kasparov: Rusia mund t’i humbë disa territore, nëse s’e fiton luftën në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/01 at 11:21 PM
Kosova Times Published March 1, 2024
Share
SHARE

Lideri opozitar rus i në mërgim dhe bashkëthemeluesi i Forumit Rusia e Lirë, Garry Kasparov, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) më 1 mars se kufijtë e tanishëm të Rusisë “mund të ndryshojnë”, nëse Moska e humb luftën në Ukrainë, por shtoi se shpërbërja e plotë e Rusisë nuk ka gjasa të ndodhë.

Rajonet të cilat mund të ndahen nga Federata ruse, sipas Kasparov, janë republikat si, Tatarstani, Bashkortostani, Dagestanu dhe Çeçenia, por ai theksoi se nuk beson se gjithçka është e qartë për atë që do të ndodhë pas luftës.

“Në fund të fundit, rol të madh në këtë çështje do të luajnë faktorët ekonomikë. Por, është shumë e rëndësishme sot të mos mbështetet qëndrimi i një Rusi të bashkuar dhe të pandashme”, tha Kasparov.

Ai beson se ndryshimi i “karakterit perandorak” i Rusisë është i nevojshëm për reformimin e këtij vendi.

Ish-kampioni i botës në shah tha se humbjen për Rusinë do të ishin “minimale”, por nënvizoi se “nëse e refuzoni një perandori, atëherë duhet të pajtoheni se disa pjesë të saj mund të hiqen në fund”.

Lidhjet që do ta bënin më të vështirë shpërbërjen e Rusisë, do të ishin kryesisht ato ekonomike, tha ai. Por, ënse disa pjesë të Rusisë shkëputen, atëherë do të bëhej e mundur arritja e marrëveshjeve të reja mes territoreve të Rusisë sipas asaj që do të quhej “konfederatë e lirë”.

“Është e drejtë, mes tjerash, edhe nga një pikëpamje psikologjike, sepse do të jetë e pamundur të ndërtohet një Rusi joperandorake duke ruajtur keqkuptimet perandorake”, tha Kasparov.

Kasparov tha gjithashtu se beson se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian “druhen” se mund të ndodhë shpërbërja e Rusisë, nëse ajo e humb luftën në Ukrainë.

Një fitore e Ukrainës do të ishte “një goditje e madhe” për Rusinë, nënvizoi ai, dhe se do bënte “që më gjasë të ndryshojë tërë struktura politike e saj”.

Kasparov tha se populli rus nuk e kupton ende se lufta po shkon drejt disfatës dhe se “diktatura e Putinit nuk do të mbijetojë”.

Kasparov, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara tani, njihet si kritik i fortë i politikave të Kremlinit, përfshirë i luftës në Ukrainë.

You Might Also Like

Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh

Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”

Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus

Ukrainasit goditën një rafineri 1400 km të thellë në Rusi

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Kosova Times March 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Uji me këtë bimë është një hit në botë, është një ilaç për një problem të madh jetësor!

Kosova Times Kosova Times January 11, 2024
KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit dënojnë deklaratat e Besnik Berishës: Sulm ndaj pavarësisë së Prokurorisë
Shoqata e Prokurorëve kërkon nga zyrtarët publikë maturi në deklarime
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e qeverisë
Çka po paralajmëron Bajqinovci: Do të ketë shumë shkelma
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?