By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky i kërkon Perëndimit sisteme për mbrojtje ajrore “për të shpëtuar jetë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky i kërkon Perëndimit sisteme për mbrojtje ajrore “për të shpëtuar jetë”
Rajon / Botë

Zelensky i kërkon Perëndimit sisteme për mbrojtje ajrore “për të shpëtuar jetë”

Kosova Times
Last updated: 2024/03/02 at 5:43 PM
Kosova Times Published March 2, 2024
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të dërgojë në vendin e tij më shumë sisteme për mbrojtje ajrore, pasi një valë sulmesh ruse me raketa dhe dronë i kanë lënë të vdekur të paktën tetë persona.

Pesë persona kanë vdekur, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, në qytetin e Odesës, derisa sulmet tjera në Harkiv, Herson dhe Zaporizhja, kanë vrarë edhe tre persona tjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

“Rusia vazhdon të godasë civilët”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Neve na duhet më shumë mbrojtje ajrore prej partnerëve tanë. Neve na duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore ukrainase për të rritur mbrojtjen për njerëzit tanë prej terrorit rus. Më shumë sisteme për mbrojtje dhe më shumë raketa do të shpëtojnë jetë”, ka thënë ai.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, ndërsa ndihma e Shteteve të Bashkuara, në vlerë të 60 miliardë dollarëve, është e bllokuar në Kongres prej disa republikanëve konservatorë.

Forca ajrore ukrainase ka thënë se Rusia i ka lëshuar 17 dronë iranianë Shahed përgjatë natës dhe tri raketa.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se i kanë rrëzuar 14 dronë, mirëpo mbetjet e tyre kanë rënë në ndërtesat e banimit në Odesa dhe Harkiv.

Gjysma e gjithë municioneve të premtuara perëndimore pritet të arrijnë në Ukrainë më vonë gjatë vitit, derisa zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se çdo vonesë do të kushtojë me jetë dhe territore.

Forcat ushtarake ruse kanë avancuar muajin e kaluar në pjesën perëndimore, duke e marrë kontrollon e Avdivkas dhe disa fshatrave.

Komandanti i ri i ushtrisë ukrainas Oleksandr Syrsky, ka thënë të shtunën, pas një vizite në vijën e frontit, se “situata është e vështirë, por e kontrollueshme”.

Rusia ka shprehur zemërim së fundi edhe rreth asaj që duket se është rrjedhje e një diskutimi të ushtrisë gjermane për Ukrainën, në të cilin zyrtarët dyshohet se kanë diskutuar për sulme me raketa në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar prej Rusisë më 2014.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është zotuar të shtunën për një hetim të plotë, pasi shefja e mediumit rus RT, që gëzon përkrahjen e shtetit, e ka publikuar një audio-incizim në rrjetet sociale, çka potencialisht mund të përbëjë turpërim të madh për Berlinin.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Kosova Times March 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent pas sulmit në Rafah

Kosova Times Kosova Times May 28, 2024
Francë: Kapiteni i cisternës “ruse” është i ndaluar
SpaceX lëshon në hapësirë një anije kozmike të ushtrisë amerikane
Rusët e zemëruar që po i ikin me shpejtësi avancimit ukrainas në Kursk
Bota i frikësohet përsëri armëve bërthamore: Cilat vende kanë më shumë koka bërthamore në vitin 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?