By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet
September 19, 2025
Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
September 19, 2025
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fundoset në Detin e Kuq anija që ishte sulmuar nga rebelët Houthi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Fundoset në Detin e Kuq anija që ishte sulmuar nga rebelët Houthi
Ballina 2Rajon / Botë

Fundoset në Detin e Kuq anija që ishte sulmuar nga rebelët Houthi

Kosova Times
Last updated: 2024/03/02 at 8:03 PM
Kosova Times Published March 2, 2024
Share
SHARE

Një anije e cila ishte sulmuar nga rebelët e Jemenit Houthi është fundosur në Detin e Kuq. Anija Rubymar me flamurin e shtetit të Amerikës Qendrore, Belizë, u godit me raketë balistike nga rebelët në 18 shkurt, ndërsa po udhëtonte përmes ngushticës Bab el-Mandeb, pikë kryesore lidhëse mes Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit.

Qeveria e Jemenit, e njohur ndërkombëtarisht, si edhe zyrtarë rajonalë ushtarak konfirmuan sot fundosjen e anijes.

Ky është rasti i parë që një anije fundoset si pasojë e goditjeve, ndërsa rebelët Houthi po kryejnë prej muajsh sulme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare.

Deri më tani, shumë anije kanë ndryshuar drejtim për shkak të këtyre sulmeve. Fundosja e anijes mund të shkaktojë devijime të tjera dhe mund të nxisë rritje të tarifave të sigurimit për anijet, duke rrezikuar rritjen e inflacionit global dhe duke ndikuar në dërgesat e ndihmave në rajon.

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane kishte paralajmëruar më herët se fundosja mund të shkaktonte dëme ekologjike në Detin e Kuq.

Kryeministri i qeverisë së Jemenit të njohur ndërkombëtarisht, Awad Bin Mubarak tha se fundosja e anijes paraqet dëm të pashembullt të mjedisit.

Rebelët Houthi kanë kryer sulme të shumta që nga nëntori, duke përdorur dronë, raketa dhe varka për të goditur anijet në Detin e Kuq.

Rebelët e mbështetur nga Irani thonë se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Gazë.

Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme hakmarrëse në Jemen, për të rrëzuar dronët dhe raketat Houthi me qëllim mbrojtjen e rrugës së rëndësishme të transportit në Detin e Kuq.

You Might Also Like

Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet

Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok

BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së

Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore

Ylli i së majtës amerikane dëshiron të bëhet president i SHBA-së pas Trumpit

Kosova Times March 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dogana konfiskon veshmbathje të dyshuara, imitim i markave të njohura

Kosova Times Kosova Times June 9, 2025
“Show ruso-saudite”: çmimet e naftës mbi 90 dollarë; rënia e çmimeve të aksioneve në Wall Street
Autori i vrasjes në Prishtinë, u kërkon falje prindërve të të ndjerit
Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri
Ferizaj, aksident i rëndë, vdes traktoristi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?