Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES), do të organizojë Konferencën ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”.
Në këtë konferncë marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Thomas Szunyog, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde.
Kjo konferencë mbahet në Prishtinë dhe fillon në orën 9:00.