By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të mëdha ushtarake
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të mëdha ushtarake
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të mëdha ushtarake

Kosova Times
Last updated: 2024/03/04 at 9:59 AM
Kosova Times Published March 4, 2024
Share
SHARE

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara më 4 mars nisën stërvitjet e mëdha ushtarake për të rritur gatishmërinë e tyre ndaj kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut.

Stërvitjet vjetore ushtarake po mbahen pasi Veriu rriti armiqësitë me zgjatjen e testimeve raketore dhe me ashpërsimin e retorikës më herët gjatë këtij viti.

Forcat jugkoreane dhe amerikane do të zhvillojnë ushtrime të ndryshme në kuadër të stërvitjes“Mburoja e Lirisë” që do të zgjasë 11 ditë, tha Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut ende nuk është përgjigjur ndaj këtyre stërvitjeve të mëdha vjetore, që në të kaluarën i ka cilësuar si stërvitje për pushtim. Veriu ka kryer testime provokuese të armëve në të kaluarën në kundërpërgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të armiqve të saj.

Ushtria jugkoreane tha javën e kaluar se do të kryente 48 stërvitje fushore me forcat amerikane gjatë kësaj pranvere. Kjo shifër paraqet dyfishim të stërvitjeve që dy shtetet kryen vitin e kaluar dhe në stërvitje do të përfshihen bombardime, sulme nga ajri dhe pengim të raketave.

Që nga viti 2022, Koreja e Veriut ka kryer mbi 100 testime të raketave me qëllim që të modernizojë arsenalin e saj, përderisa bisedimet me ShBA-në dhe Korenë e Jugut kanë ngecur që një kohë të gjatë. Në përgjigje, ShBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë zgjeruar stërvitjet e tyre dhe është rritur numri i dislokimit të aseteve ushtarake amerikane, sikurse i aeroplanmbajtësve dhe bombarduesve bërthamorë me rreze të gjatë veprimi.

Këtë vit, Koreja e Veriut ka kryer gjashtë testime raketash dhe ka zhvilluar stërvitje me artileri. Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se shteti i tij do të heqë dorë nga synimi i kamotshëm për një bashkim paqësor me Korenë e Jugut dhe do të ndërmarrë një qëndrim më agresiv ushtarak përgjatë kufirit të kontestuar detar me Korenë e Jugut. Po ashtu, Kim është zotuar se do të “asgjësojë” Korenë e Jugut dhe ShBA-në nëse provokohet, një kërcënim që ai e ka bërë edhe më parë.

Hapat e ndërmarrë nga Veriu kanë rritur shqetësimet se ky shtet mund të bëjë provokime në kufijtë detarë dhe tokësorë me Jugun. Por, ekspertët kanë thënë se mundësia që Koreja e Veriut të kryejë ndonjë sulm të plotë është e vogël, pasi Pheniani i di se ushtria e tij është më e vogël sesa forcat amerikane dhe jugkoreane.

You Might Also Like

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Kosova Times March 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

FSB ruse u kap duke mbrojtur biznesin e vjedhjes së kartave bankare

Kosova Times Kosova Times April 4, 2024
Haradinaj falënderon ata që nderuan Luanin në 27 vjetorin e rënies
Zonja e parë e Brazilit provokoi Musk : “Do të humbni zgjedhjet e ardhshme”
Seanca e KS të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë, mbahet më 23 tetor
Drita dhe Dukagjini ndahen baras, gjilanasit humbën penallti në fund
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?