By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 dhjetor
December 12, 2025
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut paralajmëron për pasoja Uashingtonin dhe Seulin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut paralajmëron për pasoja Uashingtonin dhe Seulin
Rajon / Botë

Koreja e Veriut paralajmëron për pasoja Uashingtonin dhe Seulin

Kosova Times
Last updated: 2024/03/05 at 9:14 AM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut tha më 5 mars se Uashingtoni dhe Seuli do të paguajnë “çmim të lartë” për shkak të stërvitjeve të mëdha ushtarake që këto vende nisën gjatë kësaj jave, duke u bërë thirrje që të ndalojnë “stërvitjet e luftës”.

Deri më tani gjatë këtij viti, Pheniani e ka shpallur Korenë e Jugut si “armiken kryesore”, teksa vendi hoqi dorë nga bashkimi i dy Koreve, duke u zotuar për luftë nëse do të shkelet një centimetër tokë e Veriut.

Uashingtoni dhe Seuli kanë nisur stërvitjet e tyre vjetore ushtarake të hënën. Në stërvitjet e sivjetme marrin pjesë numër më i madh i trupave krahasuar me vitin 2023. Këto stërvitjet kanë për synim që të forcohet përgatitja në përgjigje ndaj kërcënimeve bërthamore të Veriut, kanë thënë dy shtetet.

Në këto stërvitjet do të zhvillohen 48 ushtrime fushore, por edhe stërvitje për pengimin e raketave, bombardime dhe sulme nga ajri.

Një zëdhënës i paidentifikuar i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Veriut u bëri thirrje Uashingtonit dhe Seulit që të ndalin stërvitjet “e pamatura” dhe “të luftës”.

Ushtria e Phenianit “dënon fuqishëm stërvijet e pamatura ushtarake të ShBA-së dhe Koresë së Jugut dhe i paralajmëron ashpër që të ndalin çdo lëvizje që mund të shkaktojë provokim të mëtejmë dhe paqëndrueshmëri”, tha zëdhënësi përmes deklaratës, raportoi agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA.

Koreja e Veriut për një kohë të gjatë ka dënuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Uashingtonit dhe Seulit, duke i quajtur ato si përgatitje për një pushtim.

Në të kaluarën kur janë mbajtur stërvitje të tilla, Koreja e Veriut ka kryer testime armësh.

Seuli tha të martën se ushtria e tij është e përgatitur për provokimet e mundshme të Koresë së Veriut.

“Nëse Koreja e Veriut do të na provokojë drejtpërdrejt nën pretekstin e stërvitjeve tona ushtarake, ne do të përgjigjemi në bazë të parimit të veprimit të menjëhershëm, të shpejtë dhe final”, tha përmes një deklarate Ministria e Mbrojtjes në Seul.

Muajin e kaluar, lideri verikorean, Kim Jon Un, tha se Pheniani nuk do të hezitojë që “t’i japë fund” Koresë së Jugut, nëse sulmohet.

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dodik pas deklaratës së Escobarit: Republika Sërpska ka fuqi

Kosova Times Kosova Times March 16, 2024
Mbahen prezantimet e Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në Prishtinë
Plagoset një person, i dyshuari në arrati
AKB: Kosova duhet të themelojë Bursën e Kapitalit
Kievi sulmohet me dronë rusë për të dytën natë radhazi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?