By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 nëntor
November 2, 2025
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GjNP-ja lëshon fletarrestime për dy komandantë të lartë rusë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > GjNP-ja lëshon fletarrestime për dy komandantë të lartë rusë
Ballina 2Rajon / Botë

GjNP-ja lëshon fletarrestime për dy komandantë të lartë rusë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/05 at 5:09 PM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) njoftoi të martën se ka lëshuar fletarrestime për dy komandantë të lartë rusë, Sergei Kobylash dhe Viktor Sokolov, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

GjNP-ja, me bazë në Hagë, tha se ka arsye të forta për të besuar se dy të dyshuarit janë përgjegjës për “sulme raketore të kryera nga forcat e udhëhequra nën komandën e tyre kundër infrastrukturës elektrike të Ukrainës nga së paku 10 tetori 2022 deri më së paku 9 mars 2023”.

Kjo është vala e dytë e fletarrestimeve për arrestimin e zyrtarëve rusë në lidhje me luftën në Ukrainë.

Në mars të vitit të kaluar, GjNP-ja lëshoi fletarrestime për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe për komisionaren e të drejtave të fëmijëve në Rusi, Maria Lvova-Belova, të akuzuar për krime lufte në lidhje me rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

Kremlini i ka mohuar këto akuza.

GjNP-ja tha të martën se sulmet ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës u shkaktuan civilëve dëme të mëdha.

Kolyash, gjenerallejtënant, është komandant i Aviacionit me Rreze të Gjata Veprimit të Forcës Ajrore të Rusisë. Sokolov është admiral dhe ish-komandant i Flotës së Rusisë në Detin e Zi.

Prokurorët ukrainas e kanë nisur kohë më parë një hetim ndaj dyshimeve për krime lufte, pas një fushate të sulmeve ajrore ruse gjatë dimrit në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Rusia e mohon se e vë në shenjë qëllimisht infrastrukturën civile në Ukrainë, duke pretenduar se sulmet e saj kanë për qëllim t’ia kufizojnë Kievit aftësitë për të luftuar.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtria Ukrainase godet ne Llugansk. Ka të vdekur, janë kryer goditje të tmerrshme

Kosova Times Kosova Times May 29, 2023
Djegia e hamulloreve, ekspertët: Degradim i tokës bujqësore
Historia ruse përsëritet, a do të përfundojë Putin si paraardhësit e tij…
Zelenskiy njofton kundërofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse
Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Izrael
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?