By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qasje e lirë në tregun e punës në kuadër të Ballkanit të Hapur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qasje e lirë në tregun e punës në kuadër të Ballkanit të Hapur
Rajon / Botë

Qasje e lirë në tregun e punës në kuadër të Ballkanit të Hapur

Kosova Times
Last updated: 2024/03/05 at 6:27 PM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe ata të Shqipërisë, nga 5 marsi mund të kenë qasje të lirë në tregun e punës në këto tri vende, ashtu siç parashihet në marrëveshjen e arritur në kuadër të nismës Ballkani i Hapur.

Sipas Qeverisë maqedonase, qëllimi i kësaj mase është të kontribuojë në heqjen e barrierave që pengojnë tregtinë dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, si dhe të mundësojë përdorimin e shërbimeve elektronike në kuadër të nismës rajonale.

Masa bazohet në marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara ndërmjet tri shteteve, anëtare të nismës Ballkani i Hapur, përkatësisht marrëveshjes për kushtet e qasjes së lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjes për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve nga Ballkani Perëndimor.

Qytetarët e interesuar për qasje të lirë në tregjet e punës të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, fillimisht duhet të marrin numrin e identifikimit Ballkani i Hapur në portalin e shërbimeve elektronike në vendin e tyre, me të cilin aplikojnë për miratim për qasje të lirë në tregun e punës në dy vendet e tjera.

Procedura, siç bëhet e ditur në komunikatën e Qeverisë në Shkup, zhvillohet tërësisht në mënyrë elektronike dhe zgjat deri në 30 ditë.

Në rastin e shtetasve maqedonas, pas regjistrimit në faqen e internetit uslugi.gov.mk dhe paraqitjes së kërkesës për lëshimin e numrit identifikues Ballkani i Hapur (OB ID), i cili gjenerohet menjëherë, hapi tjetër është përdorimi i atij numri për të dorëzuar një kërkesë për lëshimin e certifikatës për qasje të lirë në tregun e punës në Serbi në faqen e internetit euprava.gov.rs ose në Shqipëri e-albania.al.

Nisma Ballkani i Hapur, që fillimisht quhej si Mini Shengen, filloi më 10 tetor 2019 në Novi Sad dhe u nënshkrua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në kuadër të saj u arritën disa marrëveshje, përfshirë edhe ato për bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje të lirë.

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Nagelsmann në telashe me mbrojtjen, katër futbollistë rrezikojnë pezullimin

Kosova Times Kosova Times June 23, 2024
Kuleba: Paqe e vërtetë nënkupton rivendosje të kufijve të Ukrainës
Përdorimi i pashembullt i ajrit të kondicionuar mbingarkon rrjetin elektrik në Kosovë
Moti sot me diell e vranësira
Presidentja e KE-së në Kiev për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?