By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mediat spanjolle: Skautë e Barcelonës ishin në Lubjanë për Asllanin
November 19, 2025
Via Dinarica – një udhëtim nëpër malet e rajonit që kombinon natyrën dhe kulturën
November 19, 2025
Abdixhiku: VV-ja humbi 15 ditë, nuk i ka votat për Qeverinë e re
November 19, 2025
Hajdari i del në krah Xhakës: Ne jemi një
November 19, 2025
Një recetë për pure patatesh si nga restorantet më të mira – është aq e shijshme sa mund ta hani pa mish të pjekur
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti hungarez e nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Presidenti hungarez e nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti hungarez e nënshkruan ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO

Kosova Times
Last updated: 2024/03/05 at 11:52 PM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka nënshkruar të martën projektligjin përmes të cilit vendi i tij e miratoi anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, NATO, njoftoi zyra e presidentit.

Kjo i hap rrugën Suedisë për t’u bërë anëtarja e 32-të e aleancës ushtarake në ditët në vijim.

Tani, formalitetet e mbetura si, dorëzimi i dokumenteve për anëtarësim në Uashington, pritet të përfundojnë shumë shpejt.

“Kjo është tejet e rëndësishme dhe shpresoj se ne do të bëhemi anëtarë brenda ditësh, jo brenda javësh. Do të jetë mirë për Suedinë dhe mirë për NATO-n. Do të jetë mirë për stabilitetin në tërë zonën euroatlantike që Suedia mund të jetë anëtare me të drejta të plota e NATO-s”, tha ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonson, në një konferencë në Stokholm.

Në fund të shkurtit, Parlamenti i Hungarisë e miratoi me 188 vota për dhe me gjashtë kundër projektligjin që i mundëson Suedisë anëtarësimin në NATO.

Hungaria ishte vendi i vetëm prej 31 vendeve anëtare të NATO-s që e kishte bllokuar anëtarësimin e këtij vendi nordik në aleancën veriatlantike.

Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake transatlantike gati dy vjet më parë, e nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Anëtarësimi i Finlandës vitin e kaluar dhe tani i Suedisë, e cila nuk ka qenë në luftë prej vitit 1814, përbën zgjerimin më të rëndësishëm të NATO-s prej se ajo pranoi anëtarë të rinj nga Evropa Lindore pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991.

Anëtarësimi i tyre është edhe goditje për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili tani përballet me një zinxhir pothuajse të pathyeshëm të anëtarëve të NATO-s në perëndim të vendit të tij, nga Deti i Zi deri në Arktik.

You Might Also Like

Operacioni “JAD Mobile 8”: 231 makina të vjedhura dhe të falsifikuara u gjetën

Londra mesazh Moskës për anijen ruse të spiunazhit pranë ujërave britanike – “Kemi opsione ushtarake të gatshme”

Bllokada amerikane ndaj transportit të gazit azerbajxhanas

FT: Shkencëtarët iranianë vizituan fshehurazi Rusinë dy herë në vitin 2024 për të siguruar teknologjinë e armëve bërthamore

Ambasadori i Rusisë në SHBA: Departamenti i Shtetit refuzon të diskutojë rifillimin e udhëtimeve të drejtpërdrejta ajrore me Moskën

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rrafshnalta e Golanit, e dëshirueshme për Izraelin dhe për Sirinë

Kosova Times Kosova Times December 14, 2024
Dhunë e paparë në Moskë ndaj një 87-vjeçari! (Video)
Kontrabanda me armë, akuza e re që Kisha Serbe e mohon
Ambasadori austriak rikonfirmon mbështetjen për integrimet euroatlantike
Kremlini mohon se ka kërkuar që NATO-ja të tërheqë trupat nga krahu lindor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?