By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania: Përgjimi i telefonatës nga Rusia pasojë e gabimit të personelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjermania: Përgjimi i telefonatës nga Rusia pasojë e gabimit të personelit
Ballina 2Rajon / Botë

Gjermania: Përgjimi i telefonatës nga Rusia pasojë e gabimit të personelit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/06 at 5:58 PM
Kosova Times Published March 6, 2024
Share
SHARE

Gjermania tha të martën se gabimi nga një pjesëtar i personelit ushtarak e bëri të mundur audio regjistrimin e një telefonate të zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë, të cilët po diskutonin për furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimit.

Berlini e mohon se ka patur sulm të suksesshëm kibernetik ndaj sistemeve të tij të komunikimit. Aleatët perëndimorë kanë frikë se Rusia mund të ketë siguruar informacione të tjera zbulimi nga audio regjistrimi.

Gjermania u ka rezistuar thirrjeve për furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi, “Taurus”, duke thënë se kjo rrezikon përshkallëzimin e konfliktit.

Por në një audio regjistrim të publikuar javën e kaluar nga media ruse “Rusia Today”, katër oficerë të lartë gjermanë, përfshirë komandantin e forcave ajrore, dëgjohen duke diskutuar për furnizimin e Kievit me raketa.

“Mendoj se audio regjistrimi nxjerrë në pah një lloj mospajtimi në komandën e lartë mbi atë që ata e shikojnë si të mundshme kundrejt asaj që dëshiron udhëheqja politike. Pra, kjo ngre disa pyetje mbi marrëdhënien mes udhëheqjes politike dhe asaj ushtarake lidhur me ndihmën për Ukrainën”, thotë ekspertja e mbrojtjes Marina Miron nga Universiteti i Mbretëror i Londrës.

Në audio regjistrim, oficerët gjermanë diskutojnë mbi aftësinë e raketave “Taurus” për të goditur Urën e Kerçit, e cila lidh Rusinë me Krimenë.

Audio regjistrimi gjithashtu sugjeron se Britania ka dërguar një ekip ushtarak në Ukrainë për t’i stërvitur ushtarët ukrainas në përdorimin e sistemit të raketave me rreze të gjatë veprimit, “Storm Shadow”, që Londra ia ka dhënë Kievit. Qeveria britanike nuk ka bërë komente mbi këtë çështje.

Rusia pretendon se audio regjistrimi nxjerr në pah përfshirjen “kolektive të Perëndimit” në konfliktin në Ukrainë.

Berlini nuk e ka mohuar vërtetësinë e audio regjistrimit. Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius tha të martën se sistemet qeveritare të komunikimit nuk janë kompromentuar.

“Regjistrimi i telefonatës u bë për shkak të gabimit të një individi në rangun e Forcave Ajrore. Nuk janë ndjekur nga të gjithë pjesëmarrësit procedurat e realizimit të thirrjes telefonike”, tha ai.

Aleatët perëndimorë kanë ngritur shumë pyetje mbi informacionet që mund të ketë mbledhur Rusia nga kjo telefonatë.

“Nuk e dimë se çfarë informacione të tjera ka siguruar Rusia. Kjo është një telefonatë, që ata kanë vendosur ta publikojnë. Ndoshta Rusia ka njohuri mbi të gjitha dërgesat e armëve të Perëndimit për Ukrainën. Kështu që kjo është një çështje shumë serioze, veçanërisht sa i përket ndarjes së informacioneve të zbulimit mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera partnere. Natyrisht, kjo e ndihmon Rusinë, sepse ajo nuk dëshiron një luftë të hapur me NATO-n, por një destabilizim të brendshëm të aleancës”, thotë ekspertja Marina Miron.

Publikimi i audio regjistrimit përkoi me funeralin e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në rrethana të paqarta dy javë më parë në një burg rus në Arktik. Analistët thonë se publikimi i audio regjistrimit kishte për qëllim të largonte vëmendjen globale nga funerali i Navalnit.

You Might Also Like

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Zelenski: Ukrainasit do të vendosin me referndum për koncesionet e mundshme të territorit

Australi: Terror në ajër, parashutisti ne krahet e aeroplanit

Vuçiç reagon ndaj deklaratës së Lavrovit: “Na shkon kurrë ndërmend ta bëjmë këtë!”

Kosova Times March 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

David dhe Victoria Beckham fitojnë një betejë të madhe pronësie në rezidencën 12 milionë funte

Kosova Times Kosova Times September 21, 2023
Vrasësi i Trumpit qëlloi nga 200 metra larg. Ai ishte në çatinë e ndërtesës
Scholz gati të miratojë dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë
Kurti në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste: Ndikimi i Partisë Laburiste në fatin e Kosovës ka qenë i rëndësishëm dhe i madh
“Serbët jolojalë” mbesin pa paga nga Serbia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?