By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shahini propozon `Mjeshtrin e Lagjes` për mirëmbajtjen e hapësirave publike
September 19, 2025
Ambasada gjermane organizon takim lamtumirës për Rohden
September 19, 2025
Murati: Shpresojmë dhe besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së në Hagë
September 19, 2025
Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën dhe sigurinë në Ballkan
September 19, 2025
AUV dhe ASK nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja i kërkon Izraelit të zhbëjë vendimin për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > BE-ja i kërkon Izraelit të zhbëjë vendimin për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja i kërkon Izraelit të zhbëjë vendimin për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/03/07 at 9:09 AM
Kosova Times Published March 7, 2024
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Komitetit për planifikim të lartë të Izraelit që planifikon të ndërtojë edhe 3.426 shtëpi në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke zgjeruar edhe më tej “vendbanimet ilegale” në këtë territor.

Përmes një deklarate blloku evropian i bëri thirrje Izraelit që të zhbëjë këtë vendim.

“BE-ja përsërit se vendbanimet janë ilegale sipas ligjit ndërkombëtar dhe përbëjnë pengesë për paqe pasi ato kërcënojnë zgjidhjen me dy shtete”, u tha në deklaratë ku u shtua se vendimi për ndërtimin e vendbanimeve të reja është në kundërshtim me përpjekjet për të ulur tensionet.

“Qëndrimi i BE-së mbetet i pandryshuar: ne nuk do të njohim asnjë ndryshim në kufijtë para vitit 1967, përfshirë ndryshimet lidhur me Jerusalemin”, u tha në njoftim.

Ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, muajin e kaluar ishte zotuar se do të zgjeroheshin vendbanimet në përgjigje të një sulmuesi të armatosur palestinez që vrau një civil izraelit dhe plagosi disa të tjerë në Bregun Perëndimor.

Ky vendim i autoriteteve izraelite vjen në kohën kur Izraeli po vazhdon luftën kundër Hamasit – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – në Gazë.

Mbikëqyrësi i vendbanimeve izraelite, Peace Now, tha se 3.426 shtëpi janë planifikuar që të ndërtohen në Male Adumim dhe Keder në lindje të Jerusalemit dhe në Efrat, në jug të qytetit.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës gjatë luftës arabo-izraelite më 1967 dhe vendbanimet në territoret palestineze konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Pavarësisht kundërshtimeve nga jashtë, në dekadat e fundit Izraeli ka ndërtuar vendbanime për kolonët izraelitë përgjatë Bregut Perëndimor.

Në Bregun Perëndimor në këto vendbanime jetojnë mbi 490.000 izraelitë. Në këtë territor po ashtu jetojnë afër 3 milionë palestinezë.

You Might Also Like

A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato

Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin

Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

Kosova Times March 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Këto janë pesë pyetje pa përgjigje në lidhje me shpërthimin e peigjerit

Kosova Times Kosova Times September 20, 2024
Parashikimi i motit në Shqipëri: Temperatura deri në 26 gradë
The New York Times padit kompanitë OpenAI dhe Microsoft
Nga kush u emocionua shumë Kukaj në Dita Ndërkombëtare e Xhudos
Deputeti finlandez gjendet i vdekur në parlamentin e Helsinkit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?