By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Strategjia e Serbisë për paqëndrueshmëri të përhershme ne veriun e Kosoves
December 29, 2025
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegjësisë
December 29, 2025
2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar
December 29, 2025
Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në mbarësi për Kosovën
December 29, 2025
Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogan: Turqia, e gatshme të jetë nikoqire e samitit për paqe mes Moskës dhe Kievit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Erdogan: Turqia, e gatshme të jetë nikoqire e samitit për paqe mes Moskës dhe Kievit
Ballina 2Rajon / Botë

Erdogan: Turqia, e gatshme të jetë nikoqire e samitit për paqe mes Moskës dhe Kievit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/08 at 10:35 PM
Kosova Times Published March 8, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se vendi i tij është i gatshëm të jetë nikoqir i bisedimeve për paqe mes Moskës dhe Kievit, dhe se do të “kontribuojë fuqishëm” për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Stamboll.

“Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë duhet të përfundojë patjetër përmes bisedimeve. Ne jemi të gatshëm ta organizojmë një samit të paqes, ku edhe Rusia është e pranishme”, tha Erdogan.

“Derisa ne e vazhdojmë solidaritetin me Ukrainën, ne do ta vazhdojmë punën tonë për t’i dhënë fund luftës një paqe të drejtë përmes bisedimeve”, shtoi ai.

Zelensky, megjithatë, tha se Moska nuk do të ftohet në një samit të rëndësishëm të paqes, të cilin Zvicra ka shprehur gatishmëri ta organizojë këtë pranverë.

Por, ai shtoi se një përfaqësues rus mund të ftohet në një takim pasues, pasi të jetë arritur një marrëveshje për udhëzuesin për paqen me aleatët e Kievit.

Me gjithë vdekjet dhe dëmet e pësuara gjatë luftës, mbajtja e një konference për paqe së shpejti ku të dyja palët do të merrnin pjesë, duket e pamundur.

Kërkesat e Ukrainës për paqe janë që Rusia t’i tërheqë të gjitha trupat e veta nga Ukraina, t’i kthejë kufijtë e vet nga epoka pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, dhe Rusia të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj.

Kremlini s’i ka pranuar këto kushte.

Turqia, shtet anëtar i NATO-s, ka mbajtur raporte të mira me Moskën dhe Kievin dhe së bashku me Kombet e Bashkuara ka ndërmjetësuar një marrëveshje që i ka lejuar Kievit eksportimin e sigurt të drithërave nga portet e tij. Por, korrikun e kaluar Rusia u largua nga marrëveshja, e njohur si Nisma e Detit të Zi, pasi argumentoi se eksportet e saj ushqimore dhe të plehrave artificiale nuk gëzonin të njëjtat kushte.

Turqia ka synuar që të bindë Moskën që të kthehet në marrëveshje, por deri më tani Rusia ka refuzuar.

Zelensky për herë të fundit kishte vizituar Turqinë në korrikun e viti të kaluar.

You Might Also Like

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

Turqi: Policia përleshet me anëtarë të ISIS për orë të tëra në rrugët e Gjalovës – Shtatë oficerë policie të plagosur

Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump

Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima

Presidenti francez njofton takim historik për të ardhmen e Ukrainës

Kosova Times March 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”

Kosova Times Kosova Times May 4, 2024
Locatelli: Juventusit i ka munguar Champions League
Për inat të Putinit: Nga Kievi zyrtarët e BE u ftuan për të ardhur në Ukrainë më 9 maj
Gruaja e vrarë në zonën e Barit, burri i merr vetes jetën në burg
Horoskopi ditor për 22 Prill 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?