By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mjekët e dërrmuar përgatiten për dimër në Izjumin e çliruar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mjekët e dërrmuar përgatiten për dimër në Izjumin e çliruar
Rajon / Botë

Mjekët e dërrmuar përgatiten për dimër në Izjumin e çliruar

Kosova Times
Last updated: 2022/10/26 at 6:05 PM
Kosova Times Published October 26, 2022
Share
SHARE

Me dimrin që po afrohet dhe në zi për humbjen e një kolegu të vrarë, personeli i një spitali në ish-qytetin e okupuar ukrainas të Izjumit po i zhvendos operacionet në bodrum, në përgatitje për ditët e ftohta.


Një pacient duke ecur pranë ish-repartit të kirurgjisë të spitalit në Izjum, në Ukrainën lindore, i cili është shkatërruar nga një sulm rus. Stafi mjekësor nuk po mund t’i tejkalojë lehtë vuajtjet vdekjeprurëse përgjatë gjashtë muajve nën okupimin rus.
Një pacient duke ecur pranë ish-repartit të kirurgjisë të spitalit në Izjum, në Ukrainën lindore, i cili është shkatërruar nga një sulm rus.

Stafi mjekësor nuk po mund t’i tejkalojë lehtë vuajtjet vdekjeprurëse përgjatë gjashtë muajve nën okupimin rus.

Pacientë duke pushuar jashtë spitalit. Stafi i spitalit ka kaluar katër muaj duke kryer operacione në bodrum gjatë ditëve të hershme të luftës dhe pas okupimit rus të Izjumit. Teksa dimri po afrohet, ata po mendojnë t’i kthejnë operacionet në bodrum, ku disa njerëz edhe kanë jetuar.
Pacientë duke pushuar jashtë spitalit.

Stafi i spitalit ka kaluar katër muaj duke kryer operacione në bodrum gjatë ditëve të hershme të luftës dhe pas okupimit rus të Izjumit. Teksa dimri po afrohet, ata po mendojnë t’i kthejnë operacionet në bodrum, ku disa njerëz edhe kanë jetuar.

Pacienti Vadym Nazarov (majtas) duke folur me vullnetarin Denis Zhmakin para spitalit. Spitali ishte e vetmja qendër mjekësore që qëndroi e hapur kur trupat ruse morën Izjumin në kontroll në fillim të marsit. Qyteti u kthye në duart e ukrainasve muajin e kaluar, gjatë një kundërofensive që u dha një goditje të fortë synimeve të Moskës në luftë.
Pacienti Vadym Nazarov (majtas) duke folur me vullnetarin Denis Zhmakin para spitalit.

Spitali ishte e vetmja qendër mjekësore që qëndroi e hapur kur trupat ruse morën Izjumin në kontroll në fillim të marsit. Qyteti u kthye në duart e ukrainasve muajin e kaluar, gjatë një kundërofensive që u dha një goditje të fortë synimeve të Moskës në luftë.

Reparti i shkatërruar i kirurgjisë. Shenjat rreth kompleksit spitalor që paralajmërojnë për mina po zhduken një nga një, teksa xhenierët e palodhshëm ukrainas po e pastrojnë çdo cep. Vragat nga ajo që ka ndodhur këtu – ndaj ndërtesave dhe ndaj njerëzve që kanë ofruar dhe kanë marrë trajtim – do të marrin më shumë kohë për t’u shëruar.
Reparti i shkatërruar i kirurgjisë.

Shenjat rreth kompleksit spitalor që paralajmërojnë për mina po zhduken një nga një, teksa xhenierët e palodhshëm ukrainas po e pastrojnë çdo cep. Vragat nga ajo që ka ndodhur këtu – ndaj ndërtesave dhe ndaj njerëzve që kanë ofruar dhe kanë marrë trajtim – do të marrin më shumë kohë për t’u shëruar.

Mjeku Yuriy Kuznetsov (majtas) duke iu ndihmuar infermiereve që ta vendosnin një pacient në një shtrat. Mjekët, ndihmësmjekët, infermierët dhe patologët e paktë që kanë qëndruar gjatë okupimit rus ishin e vetmja shpresë për banorët e Izjumit, teksa qytetit i shtoheshin shpejt të sëmurët dhe të plagosurit.
Mjeku Yuriy Kuznetsov (majtas) duke iu ndihmuar infermiereve që ta vendosnin një pacient në një shtrat.

Mjekët, ndihmësmjekët, infermierët dhe patologët e paktë që kanë qëndruar gjatë okupimit rus ishin e vetmja shpresë për banorët e Izjumit, teksa qytetit i shtoheshin shpejt të sëmurët dhe të plagosurit.

Një laborator që ishte përdorur si repart kirurgjie nga forcat ruse. Serhiy Botsman, ndihmësmjek i cili e ka të vështirë t’i harrojë momentet e pranimit të civilëve të pashpresë me lëndime të tmerrshme, kështu e përshkruan situatën aktuale: “Askush nuk dëshiron të vijë dhe të na ndihmojë”. “Jam i lodhur. Jam aq i lodhur. Qe shtatë muaj, askush s’ka ardhur të na zëvendësojë. Dhe, si mund të largohem unë duke e ditur që askush s’do të vijë për të na ndihmuar?”.
Një laborator që ishte përdorur si repart kirurgjie nga forcat ruse.

Serhiy Botsman, ndihmësmjek i cili e ka të vështirë t’i harrojë momentet e pranimit të civilëve të pashpresë me lëndime të tmerrshme, kështu e përshkruan situatën aktuale: “Askush nuk dëshiron të vijë dhe të na ndihmojë”. “Jam i lodhur. Jam aq i lodhur. Qe shtatë muaj, askush s’ka ardhur të na zëvendësojë. Dhe, si mund të largohem unë duke e ditur që askush s’do të vijë për të na ndihmuar?”.

Një mace duke qëndruar para laboratorit që ishte përdorur nga forcat ruse.
Një mace duke qëndruar para laboratorit që ishte përdorur nga forcat ruse.
Kuznetsov, po ashtu, jeton me kujtime të tmerrshme. Ai ka parë plagë nga bombat, plumbat dhe copëzat e predhave. Ai ka thënë se disa njerëz kanë ardhur për të kërkuar ndihmë për trajtimin e lëndimeve që kanë refuzuar t’i shpjegojnë, por që janë dukur si torturë.
Kuznetsov, po ashtu, jeton me kujtime të tmerrshme. Ai ka parë plagë nga bombat, plumbat dhe copëzat e predhave.

Ai ka thënë se disa njerëz kanë ardhur për të kërkuar ndihmë për trajtimin e lëndimeve që kanë refuzuar t’i shpjegojnë, por që janë dukur si torturë.

Kuznetsov tregon bodrumin e spitalit që është përdorur si repart kirurgjik gjatë bombardimeve të ashpra dhe okupimit nga trupat ruse. Kuznetsov jetoi në bodrum deri në korrik. Dy barela me rrota dhe një shtrat i ulët shërbenin si tavolina operimi. Dhoma ishte aq e ftohtë saqë “për t’i injektuar solucionet, duhej t’i ngrohnim ato me trupin tonë”, rikujton ai. Elektricisti që arriti t’i mbante dritat ndezur me një gjenerator me naftë ishte po aq i rëndësishëm sa kirurgu në këtë mjedis të vështirë.
Kuznetsov tregon bodrumin e spitalit që është përdorur si repart kirurgjik gjatë bombardimeve të ashpra dhe okupimit nga trupat ruse.

Kuznetsov jetoi në bodrum deri në korrik. Dy barela me rrota dhe një shtrat i ulët shërbenin si tavolina operimi. Dhoma ishte aq e ftohtë saqë “për t’i injektuar solucionet, duhej t’i ngrohnim ato me trupin tonë”, rikujton ai.

Elektricisti që arriti t’i mbante dritat ndezur me një gjenerator me naftë ishte po aq i rëndësishëm sa kirurgu në këtë mjedis të vështirë.

“Ne ishim të gjithë tejet të mërzitur kohë pas kohe. Qanim, shanim. Nuk donim të bënim asgjë”, thotë Kuznetsov. “Pas çdo personi të shpëtuar, pas çdo jete të shpëtuar, shtohej besimi se kishim të drejtë që qëndruam këtu... Ne ishim të bindur se nuk ishte e kotë”.
“Ne ishim të gjithë tejet të mërzitur kohë pas kohe. Qanim, shanim. Nuk donim të bënim asgjë”, thotë Kuznetsov. “Pas çdo personi të shpëtuar, pas çdo jete të shpëtuar, shtohej besimi se kishim të drejtë që qëndruam këtu… Ne ishim të bindur se nuk ishte e kotë”.
Kuznetsov duke përgatitur veturën e tij për kthim në shtëpinë e tij, e cila është dëmtuar rëndë nga bombat ruse.
Kuznetsov duke përgatitur veturën e tij për kthim në shtëpinë e tij, e cila është dëmtuar rëndë nga bombat ruse.
Kufomat në qese plastike duke u transportuar nga morgu, i cili ka mbetur pa energji elektrike dhe kundërmon erë e rëndë. Autopsitë kanë qenë të pamundura gjatë okupimit rus dhe ende janë. Stafi prej tre personash thuhet të jetë në prag të lënies së punës, për shkak të kushteve të vështira.
Kufomat në qese plastike duke u transportuar nga morgu, i cili ka mbetur pa energji elektrike dhe kundërmon erë e rëndë. Autopsitë kanë qenë të pamundura gjatë okupimit rus dhe ende janë. Stafi prej tre personash thuhet të jetë në prag të lënies së punës, për shkak të kushteve të vështira.
Mjeku Fedir Zdebskiy duke qëndruar mes të vdekurve në morg. Zdebskiy, një patolog me një këmbë protetike, por i përkushtuar, vazhdoi të punonte në spital – pavarësisht luftës që zhvillohej – për t’u siguruar që të vdekurit do të identifikoheshin.
Mjeku Fedir Zdebskiy duke qëndruar mes të vdekurve në morg. Zdebskiy, një patolog me një këmbë protetike, por i përkushtuar, vazhdoi të punonte në spital – pavarësisht luftës që zhvillohej – për t’u siguruar që të vdekurit do të identifikoheshin.
Zdebskiy duke qëndruar në heshtje në zyrën e tij në morg, më 28 shtator. Ai u vra pak kohë pasi u realizua kjo fotografi. Dëshmitarët thonë se ai u qëllua nga një ushtar rus nga Çeçenia, i cili kërkoi t’ia jepte veturën e tij teksa ai po udhëtonte drejt spitalit. Ushtari ishte dëgjuar të thoshte: “Jeta jote është ende në duart e mia”. Dhe, më pas ishin dëgjuar të shtëna me armë. Zdebskiy ishte 70-vjeçar. “Ai ishte gjithmonë i kujdesshëm. Njerëzit vdisnin, por ai kujdesej për fëmijët e tyre, për të afërmit e tyre, për nënat e tyre. Ai gjithmonë thoshte: ‘Ky është i biri i dikujt, babai i dikujt, bashkëshorti i dikujt’”, ka thënë Valentyna Bachanova, kolege që pa vrasjen e tij.”Sigurisht, është e kotë të provosh të debatosh me dikë të armatosur”. Komandanti i ushtarit kishte shkuar t’i merrte deklaratat e dëshmitarëve, por, përtej kësaj, stafi i spitalit nuk e di se çfarë ka ndodhur me vrasësin.
Zdebskiy duke qëndruar në heshtje në zyrën e tij në morg, më 28 shtator. Ai u vra pak kohë pasi u realizua kjo fotografi. Dëshmitarët thonë se ai u qëllua nga një ushtar rus nga Çeçenia, i cili kërkoi t’ia jepte veturën e tij teksa ai po udhëtonte drejt spitalit. Ushtari ishte dëgjuar të thoshte: “Jeta jote është ende në duart e mia”. Dhe, më pas ishin dëgjuar të shtëna me armë. Zdebskiy ishte 70-vjeçar.

“Ai ishte gjithmonë i kujdesshëm. Njerëzit vdisnin, por ai kujdesej për fëmijët e tyre, për të afërmit e tyre, për nënat e tyre. Ai gjithmonë thoshte: ‘Ky është i biri i dikujt, babai i dikujt, bashkëshorti i dikujt’”, ka thënë Valentyna Bachanova, kolege që pa vrasjen e tij.”Sigurisht, është e kotë të provosh të debatosh me dikë të armatosur”.

Komandanti i ushtarit kishte shkuar t’i merrte deklaratat e dëshmitarëve, por, përtej kësaj, stafi i spitalit nuk e di se çfarë ka ndodhur me vrasësin.

You Might Also Like

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Kosova Times October 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gruaja nën presion të dhunës psiqike nga bshkeshorti në proces shkurorëzimi

Kosova Times Kosova Times October 29, 2024
Aktori hollivudian akuzohet për tentativë vrasjeje: Theri me thikë ish të dashurën e tij, tentoi të ikte në Meksikë
Anglezi Anthony Taylor do të ndajë drejtësinë në ‘Final 4’
A duhet Vuçiq të arrestojë Milan Radoiçiqin apo Macron po vjen në Serbi për të shitur aeroplanë dhe pajisje të tjera ushtarake?
Everton dhe Man United ndajnë pikët në një sfidë dramatike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?