By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Azilkërkuesit gjejnë strehë në një kishë në shtetin e Uashingtonit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Azilkërkuesit gjejnë strehë në një kishë në shtetin e Uashingtonit
Rajon / Botë

Azilkërkuesit gjejnë strehë në një kishë në shtetin e Uashingtonit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/10 at 7:28 PM
Kosova Times Published March 10, 2024
Share
SHARE

Numri i emigrantëve që kalojnë çdo ditë kufirin dhe futen në Shtetet e Bashkuara ka rënë që nga dhjetori. Megjithatë, komunitetet lokale ende po përpiqen që të ofrojnë strehë dhe burime të tjera për emigrantët e shumtë. Kamerat e Zërit të Amerikës na çojnë në qytezën Tukwila të shtetit të Uashingtonit, ku një kishë e vogël është bërë strehë për qindra emigrantë nga Afrika dhe Amerika Latine.

Jan Bolerjack është pastorja e Kishës Metodiste në ‘Riverton Park’ në qytezën Tukwila, që gjendet në periferi të qytetit Seattle. Vitin e fundit, kisha ka ndihmuar rreth një mijë emigrantë që të gjejnë strehë, ushqim dhe veshmbathje.

“Në një farë mënyre, ky vend është reklamuar në të gjithë vendin dhe rajonet kufitare se është vendi ku duhet të shkosh. Megjithatë, ndjehem e turpëruar kur ata mbërrijnë këtu, dhe ne duhet t’u themi jo. Ata duhet të flenë në tenda të lagura”, thotë për Zërin e Amerikës pastorja Jan Bolerjack.

Donatorë nga mbarë vendi i ndihmuan përpjekjet fillestare të kishës kur ajo hapi dyert për emigrantët. Pastorja thotë se burimet e kufizuara tani po shterohen nga shtimi me rreth 25 azilkërkues të rinj në javë.

“E gjithë dyshemeja është e shtruar me dyshekë për njerëzit që kalojnë natën në kishë. Plaçkat e tyre ndodhen në anë të dhomës. Nuk kemi mundësi të tjera”, thotë pastorja Bolerjack.

Jeremiah Lefau thotë se u largua nga Angola me gruan dhe fëmijët e tij në dhjetor të vitit 2022.

“Kur mbërrita në Shtetet e Bashkuara, nuk kisha se ku të shkoja. Ata më mbrojtën dhe më ushqyen”.

Ndryshe nga refugjatët, të cilët mund të marrin ndihma përmes programeve të caktuara, azilkërkuesit mund të mbeten të pastrehë dhe pa mbështetje ekonomike deri në miratimin e lejes së punës nga organet e emigracionit. Pastorja thotë se vitin e kaluar, vetëm një individ i strehuar në kishën e saj ishte pajisur me leje pune.

“Ata nuk kanë dokumente identifikimi, por vetëm dokumentet që kanë marrë në kufi për të aplikuar për azil. Disa strehimore nuk i pranojnë individët pa dokumente identifikimi. Ende ka shumë njerëz që flenë në rrugë, pa numëruar rreth 14,000 të tjerë që flenë në rrugët e qytezës sonë”, tregon pastorja.

Me ardhjen e temperaturave të acarta, donacionet dhe financimet nga agjencitë lokale dhe shtetërore ndihmuan që qindra azilkërkues që flinin në tenda të vendoseshin në hotele.

Ligjvënësja Mia Gregerson po punon për hartimin e një projektligji që synon fuqizimin e zyrës lokale për refugjatët dhe emigrantët për një përgjigje më të koordinuar ndihme.

“Tukwila, edhe pse është një qytezë tejet e vogël, po bën gjithçka për të ndihmuar. Por ka shumë pasiguri. Çfarë do të bëjmë kur të mbarojnë fondet? Ideja është që zyra për ndihmën e imigrantëve të sigurojë fonde, t’i përdorë ato për nevojat ligjore të azilkërkuesve, për arsimimin e tyre, transportin dhe strehimin”, thotë ligjvënësja e shtetit Uashington.

Guvernatori Jay Inslee po u kërkon ligjvënësve më shumë se 8 milionë dollarë fonde shtesë për buxhetin e shtetit, me qëllim mbështetjen e atyre që nuk kualifikohen për programet federale për refugjatët. Ndërkohë, administrata e Presidentit Biden po kërkon miratimin e masave për të ulur numrin e azilkërkuesve që mund të futen në Shtetet e Bashkuara.

You Might Also Like

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe

CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit

Dëshmitarë të tragjedisë në Crans-Montana: “Gjithçka u vu në flakë nga piroteknikët në shishe”

Një person akuzohet per kërcënim me vdekje te Richard Grenell

Kosova Times March 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Bislimi: Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës tregon se Beogradi nuk do normalizimin

Kosova Times Kosova Times December 6, 2024
Gjenerali më i lartë amerikan përpiloi një listë të armëve që do të ndihmojnë Ukrainën në luftë
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vushtrri
Arrestohen dy persona, shkaktuan dhunë pas aksidentit në trafik
Një aeroplan transporti u rrëzua pranë një aeroporti ushtarak në Ivanovo
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?