By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Katari: Izraeli dhe Hamasi ”nuk janë afër një marrëveshjeje” armëpushimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Katari: Izraeli dhe Hamasi ”nuk janë afër një marrëveshjeje” armëpushimi
Ballina 2Rajon / Botë

Katari: Izraeli dhe Hamasi ”nuk janë afër një marrëveshjeje” armëpushimi

Kosova Times
Last updated: 2024/03/12 at 4:32 PM
Kosova Times Published March 12, 2024
Share
SHARE

Izraeli dhe Hamasi nuk janë as afër një marrëveshjeje për t’iu dhënë fund luftimeve në Gazë dhe për lirim pengjesh, ka thënë të martën një ndërmjetësues i Katarit, duke paralajmëruar që situata vazhdon të jetë ”shumë e komplikuar”.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Pavarësisht disa javëve të bisedimeve me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit, muaji i shenjtë i Ramazanit ka nisur të hënën pa një marrëveshje për armëpushim, për të cilën ishte shpresuar aq shumë.

”Ne nuk afër një marrëveshjeje, që nënkupton se nuk po i shohim palët që shkrijnë pikëpamjet e tyre në një, për t’i zgjidhur mospajtimet që kanë të bëjnë me zbatim të marrëveshjes”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.

“Të gjitha palët janë duke vazhduar punën në negociata, për të arritur një marrëveshje”, ka thënë Ansari në një konferencë për media.

Mirëpo, ai ka shtuar se nuk mund të përmendë afat kohor për arritje të marrëveshjes, pasi konflikti është “tejet i komplikuar në terren”.

Lufta ka nisur më 7 tetor të vitit 2023, e nxitur prej sulmeve të Hamasit në tokën izraelite, duke lënë të vrarë 1.200 izraelitë dhe duke marrë rreth 240 pengje.

Një pjesë e tyre janë liruar, ndërsa rreth 99 pengje besohet se janë ende gjallë.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit në Gazë kanë rezultuar me 31.112 palestinezë të vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Katari e ka ndërmjetësuar në nëntor të vitit të kaluar një armëpushim njëjavor, që ka rezultuar me lirim të pengjeve dhe depërtim të ndihmës në Gazë.

You Might Also Like

Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh

Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”

Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus

Ukrainasit goditën një rafineri 1400 km të thellë në Rusi

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Kosova Times March 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Një amerikane i çoi miqtë e saj me një jaht në Kroaci dhe u tregoi faturën qe rrotullohet koka

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Të liruarit: Policët serbë thoshin se jeni arrestuar për qëllime politike
Erdogan viziton Gjermaninë në kohën kur dallimet për luftën Izrael-Hamas po zgjerohen
LDK alarmon faktorët ndërkombëtare për mesazhet kërcënuese të Beogradit
Skandali Edi Rama
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?