By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata e Lartë: 21 Janari të hetohet nga Prokuroria e Posaçme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjykata e Lartë: 21 Janari të hetohet nga Prokuroria e Posaçme
Ballina 2Rajon / Botë

Gjykata e Lartë: 21 Janari të hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kosova Times
Last updated: 2024/03/12 at 10:32 PM
Kosova Times Published March 12, 2024
Share
SHARE
Në Shqipëri, Gjykata e Lartë vendosi sot që Prokuroria e Posaçme të regjistrojë një procedim penal mbi ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011, ku gjatë një demonstrate të dhunshme të Partisë socialiste, mbetën të vrarë katër protestues si dhe u plagosën disa të tjerë.Vendimi u mor, pasi familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 demonstruesve të vrarë, kërkuan hetime për rastin. Vrasja e Nikës ka mbetur pa autor. Familjarët të cilët kanë në duar dhe disa rregjistrime të komunikimeve të bëra atë ditë nga komandanti I Gardës Ndrea Prendi me vartësit e tij, bën kallzim në Prokurorinë e Posaçme, duke kërkuar vënien përpara përgjegjësisë dhe të ish kryeministrit Sali Berisha e ish ministrit të Brendshëm të kohës Lulzim Basha. Por kërkesa e tyre u refuzua për moskompetencë, nga Prokuroria e posaçme. Si gjykata e posaçme, dhe ajo e Apelit të Posaçëm, mbrojtën të njejtin qëndrim, me argumentin se hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës, nuk kanë zbuluar element penalë ndaj subjekteve që hyjnë në juridiksionin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.Por sipas Gjykatës së Lartë vetëm pas hetimeve paraprake dhe pasi të arrihej në konkluzion nëse kishte apo jo elementë të veprës penale referuar kallëzimit, mund të vendosej mbi çështjen.Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh se në hetimin e ngjarjes janë vërejtur mangësi të shumta të cilat ngritën dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht, dhe se autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e vdekjes së Nikës si dhe të identifikojnë e ndëshkojnë përgjegjësit.Kryeministri Edi Rama reagoi mbi vendimin e Gjykatës së Lartë duke shkruar në rrjetin social X se: “Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare. Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë”.

Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare!

Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare!

Ky vendim i ka…

— Edi Rama (@ediramaal) March 12, 2024

You Might Also Like

Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?

Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës

Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk

Mesazhi i ministrit të jashtëm spanjoll dhe njohja që bëri jehonë në Meksikë

Kaos i plotë në Tanzani pas zgjedhjeve: Luftë midis qytetarëve dhe ushtrisë, më shumë se 700 të vrarë

Kosova Times March 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Korea-veriorët e paguan çmimin, mbi 30 të vdekur në sulmin e djeshëm në rajonin e Kurskut

Kosova Times Kosova Times December 16, 2024
Moti në Shqipëri me vranësira
Mjekët pa Kufij i bëjnë thirrje BE-së për Izraelin. “Mos flisni budallallëqe”
Trump mund t’i japë Ukrainës një sistem tjetër mbrojtës ajror Patriot për t’u mbrojtur nga sulmet ruse
Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?