I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur në Presidencë dhe është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas takimit do të ketë deklaratë për medie.
I dërguari amerikan përveç takimit me krerët shtetërorë, e ka ftuar në takim edhe liderët e partive opozitare, njoftojnë mediat.
Ai, të martën me një takim online me gazetarë, foli për partneritetin mes SHBA-së dhe Kosovës. Escobar tutje ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia ta marrin seriozisht dialogun dhe e ka cilësuar dialogun në një “moment kritik”.
“I inkurajoj të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura, sidomos atë të arritur në Ohër. Kjo është njëra ndër arsyet primare që po vizitojë Kosovën”, theksoi tutje Escobar. I dërguari amerikan, tha se “Kosova duke injoruar dialogun po injoron partnerët evropianë”.