By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A jemi njësoj apo thjesht të humbur në përkthim?!
July 20, 2025
“Si Viaggia”: Vizitoni ishujt e Shqipërisë, mes plazheve magjepsëse, historisë dhe natyrës së egër
July 20, 2025
Horoskopi ditor për 20 korrik 2025
July 20, 2025
Axhenda ndërkombëtare
July 20, 2025
Moti ne Shqiperi i kthjellët, temperatura deri në 39°C
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sanksionon tre zyrtarë të Republikës Sërpska
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja sanksionon tre zyrtarë të Republikës Sërpska
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja sanksionon tre zyrtarë të Republikës Sërpska

Kosova Times
Last updated: 2024/03/13 at 7:46 PM
Kosova Times Published March 13, 2024
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka sanksionuar tre zyrtarë, që sipas tij, kanë kontribuar në përpjekjet e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, për të minuar paqen dhe stabilitetin në Bosnje e Hercegovinë, duke organizuar dhe mbajtur “Ditën e Republikës Sërpska” më 9 janar.

Kjo ditë konsiderohet jokushtetuese në Bosnje e Hercegovinë. Sipas Thesarit amerikan, tre individët e sanksionuar kanë ndihmuar përpjekjet e Dodikut për të minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara lidhur me përpjekjet e vazhdueshme për të minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, dy institucione kritike që kanë qenë instrumentale për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian Nelson.

“Ne do të vazhdojmë të mbajmë përgjegjës të gjithë ata që synojnë të ndjellin përçarje për të arritur qëllimet e tyre politike në kurriz të popullit të Bosnje Hercegovinës”, shtoi ai.

Tre personat e sanksionuar janë: Branisllav Okuka, Jellena Pajiq Bastinac dhe Srebrenka Golliq.

Më 8, 9 dhe 10 janar të vitit 2024, Qeveria e entitetit të Republikës Sërpska organizoi festimet për “Ditën e Republikës Sërpska” në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, që e ka shpallur këtë ditë jokushtetuese sepse i jep përparësi “trashëgimisë fetare, traditës dhe zakoneve vetëm të popullit serb” dhe në këtë mënyrë shkelet obligimi kushtetues për mosdiskriminim.

Përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, kishe deklaruar se shënimi i 9 janarit përfaqësonte “një dështim të qartë dhe të drejtpërdrejtë të zbatimit të vendimeve përfundimtare dhe detyruese të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës”. Sipas tij, një shkelje e tillë përbën vepër penale sipas Kodit Penal të shtetit.

Dodik personalisht kishte drejtuar një komitet organizativ për festimet për “Ditën e Republikës Sërpska” në entitetin serb të Bosnjës.

Tre personat e sanksionuar ishin anëtarë të këtij komiteti dhe kishin marrë pjesë në mbledhjen e 27 nëntorit të vitit 2023, ku publikuan aktivitetet që do të mbaheshin për shënimin e kësaj dite.

Sipas Thesarit, me lehtësimin e shënimit të kësaj feste jokushtetuese, këta tre persona me vetëdije kundërshtuan konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të lartë dhe “shfaqën hapur përbuzjen për Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit”.

ShBA-ja tha se këto sanksione janë në përgjigje edhe të incidenteve të mëhershme, ku këta zyrtarë ishin përfshirë në aktivitete “që minonin stabilitetin rajonal.

“Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve më të gjera të Qeverisë amerikane për të promovuar paqe, stabilitet dhe qeverisje demokratike e funksionale në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, u tha në njoftimin e Thesarit.

Sanksionet parashohim bllokimin e të gjitha pronave dhe interesave që këta persona mund të kenë në ShBA.

Edhe më herët ShBA-ja ka sanksionuar zyrtarë të ndryshëm të entitetit të Republikës Sërpska për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Më 5 janar 2022, Dodik u sanksionua nga ShBA-ja pasi u tha se ishte përgjegjës dhe ishte përfshirë në kërcënim të zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit, por edhe për përfshirje në aktivitete korrptive.

Presidenti i Republikës Sërpka është sanksionuar nga ShBA-ja edhe më 2017 për shkak të aktiviteteve që paraqisnin kërcënim dhe pengesë për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Bleu shtëpi në Itali për 1 euro, ja sa i kushtoi realisht

Megaprojekti kinez prej 137 miliardë dollarësh e trazoi rajonin: A është ky një hap drejt një konflikti midis dy fuqive bërthamore?

Princi i Arabisë Saudite shpallet i vdekur pas 20 vitesh në koma

Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet

Kosova Times March 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Konservatorët dominojnë listën e kandidatëve për president të Iranit

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi furnizime të reja me armë për Ukrainën
Abdixhiku: Kushtetuta e Kaçanikut – akt historik i guximit dhe i rezistencës për liri
Biden e uroi Starmerin për fitoren e tij: Pres me padurim bashkëpunimin
Osmani takon komandantin e KFOR-it, flasin për situatën aktuale në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?