By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Me shije djathi: 6 receta që do të digjen
July 30, 2025
OEK letër krerëve shtetëror e ZRRE-së: Akt patriotik pezullimi i vendimit
July 30, 2025
Osmani: Administrata Trump vazhdoi programin e MCC-së për Kosovën
July 30, 2025
Athina nga lart: 14 tarraca për ushqim, fllad dhe një pamje të bukur
July 30, 2025
Digjet një depo ndërtimore në dalje të Prishtinës, nuk ka të lënduar
July 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohet siguri për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve për dhunimin e një të miture
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërkohet siguri për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve për dhunimin e një të miture
Ballina 1Lajme

Kërkohet siguri për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve për dhunimin e një të miture

Kosova Times
Last updated: 2024/03/14 at 5:20 PM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.

Protestuesit marshuan në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Siguri për gratë”, “Poshtë patriarkati”, “Gra, revoltohuni” dhe “Drejtësi për gratë”.

Protesta u organizua nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Gjykata Themelore në Pejë konfirmoi për Radion Evropa e Lirë të mërkurën se dy persona janë ndaluar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit njëmujor, si të dyshuar për dhunimin e një 13-vjeçarjeje në Drenas.

Policia e Kosovës tha në një raport ditor më 11 mars se ishte duke e hetuar një rast të cilin e cilësoi si “zhdukje e një viktime femër kosovare”.

“Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raport.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) u bëri thirrje autoriteteve në një postim në Facebook t’i sjellin para drejtësisë të dyshuarit.

“RrGK kërkon nga institucionet, posaçërisht nga Prokuroria e Pejës që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet aktakuza në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar”, tha ky rrjet.

Ky rrjet shtoi se “përdhunimi i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngremë zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis”.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit raportohen dhjetëra raste të dhunës seksuale.

Rrjeti i Grave të Kosovës ka thënë se numri më i madh i viktimave të kësaj dhune janë vajzat e moshës 13 deri në 16 vjeç.

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime nga dy deri në 15 vjet burgim për dhunime e sulmet tjera seksuale.

You Might Also Like

OEK letër krerëve shtetëror e ZRRE-së: Akt patriotik pezullimi i vendimit

Osmani: Administrata Trump vazhdoi programin e MCC-së për Kosovën

Digjet një depo ndërtimore në dalje të Prishtinës, nuk ka të lënduar

Qofte të pjekura aromatike me pulë të grirë dhe fileto viçi

Kumbaro: Revista `Escapade` e paraqet Shqipërinë si yllin e ri të turizmit

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

LPK e UÇK u goditën për vdekje në mars/prill të vitit 1998 nga grupi “diverzant” i Hashim Thaçit, Xhavit Halitit dhe Azem Syles

Kosova Times Kosova Times November 11, 2024
DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
I huaji i dënuar në Gjermani për shpërndarje të materialeve pornografike, kapet në Tiranë
Manchester City kundër Real Madridit në play-off të Champions League, Bayern ka pasur fat
Organizata QIKA i reagon Kurtit: Glorifikoi Akil Gjakovën, të hetuarin për dhụnë në familje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?