By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kraki: Serbisë duhet t’i imponohet implementimi i Marrëveshjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kraki: Serbisë duhet t’i imponohet implementimi i Marrëveshjes
Ballina 1Lajme

Kraki: Serbisë duhet t’i imponohet implementimi i Marrëveshjes

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 8:51 AM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Për vizitën e emisarit amerikan Gabriel Escobar, mesazhet e tij dhe çështjen e dhënies së pronave manastirit të Deçanit, profesori universitar në Paris, Nezir Kraki, i ftuar në ‘Lajmet e fundit’ të RTK-së, tha se çështja e dinarit të Serbisë është e ekzagjeruar dhe se asaj duhet t’i imponohet implementimi i Marrëveshjes.

Ai tha se tema e çështjes së përdorimit të dinarit të Serbisë është e ekzagjeruar, kurse temat si ajo që kërkon pranimin e marrëveshjes së Brukselit e Ohrit nga Serbia dhe Kosova janë të kuptueshme .

Sipas Krakit, ndërmjetësuesit në dialog presioni po i bëjnë vetëm Kosovës, ndërsa Serbia po lutet. “Serbisë po i bëhen lutje dhe sugjerime, ndërsa Kosovës presione dhe shtrëngime”, tha ai.

Kraki tutje tha se Kosova nuk po kërkon diçka të mbinatyrshëm.

“Kosova nuk kërkon asgjë më shumë se sa shtetin e së drejtës. Hapat e Kosovës janë duke dhënë rezultate, po vërehen ndryshime, po vërehet rikthimi i serbëve në institucione, përmes regjistrimit të makinave e shume të tjera”, thotë ai.

Kurse për dhënien e pronës Manastirit të Deqanit Kraki tha se ky është një lëshim ndaj serbëve lokal e jo ndaj Serbisë.

“Sa i përket pronave të Manastirit, është mire që u mbyll kjo temë, ka qenë një kërkesë e ndërkombëtarëve, duhet të respektojmë vendimin e Kushtetueses, Kurti e ka kundërshtuar me kohë këtë, por ai i nënshtrohet ligjit e Kushtetutës”, tha Kraki.

“Nuk e di cili do të jetë rezultati konkretë për këtë por Kurti ka ndryshuar shumëçka Kosova është në një konfiguracion tjetër”, shtoi ai.

Sipas tij, as për Asociacionin, Kosova nuk merrte asgjë në bisedimet e mëparshme. “Kosova ka rikthye atë lëshim skandaloz për Asociacionin, tani kemi një Serbi tjetër, ka ndryshim të madh dhe Kosova ka dal mirë nga kjo. Asociacioni nuk do të jetë ai që do të ishte më herët. Kosova është ripozicionua, janë bërë shumë riparime, si ajo e tabelave dërgimin e Policisë atje, ndalimin e zgjedhjeve serbe”, tha Kraki.

Ai thotë se tash Serbisë duhet t’i imponohet implementimi i Marrëveshjes dhe heqja dorë nga pretendimet territoriale.

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KEDS: Ngarkesa maksimale e energjisë elektrike po arrin në nivelin rekord

Kosova Times Kosova Times November 2, 2025
Zvarritja e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit është projekt i strukturave serbe të instaluara nëpër parti politike me ndikim në liderët e tyre
Hovenieri i shkon Kurtit në zyrë
‘L’Equipe’ zbulon prapaskenat mes Mbappe-s dhe PSG-së
Përfundon grumbullimi i gështenjave në Deçan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?