By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”
November 3, 2025
Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike
November 3, 2025
Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!
November 3, 2025
Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’
November 3, 2025
Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zbardhët lista e Shqipërisë, edhe Arbër Hoxha vishet kuqezi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Zbardhët lista e Shqipërisë, edhe Arbër Hoxha vishet kuqezi
Sport

Zbardhët lista e Shqipërisë, edhe Arbër Hoxha vishet kuqezi

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 1:39 PM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy takime miqësore ndaj Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars).

Përgatitjet për këto dy ndeshje do të nisin të hënë më 18 mars, teksa trajneri Sylvinho ka publikuar sot edhe listën me plot 26 lojtarë të grumbulluar.

Për sa i përket portës janë të njëjtët futbollistë, Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati. Në mbrojtje rikthehet Marash Kumbulla, i cili ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe gradualisht po merr minuta me klubin e tij Sassuolo. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Federic Veseli, Jon Mersinaj, Mario Mitaj dhe Naser Aliji.

Ashtu si në portë edhe në mesfushë janë të njëjtët lojtarë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Keidi Bare dhe Nedim Bajrami. Ndërsa në repartin e sulmit ka risi por edhe rikthime.

Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtare sulmuesin Arbër Hoxha, i cili aktivizohet me Dinamo Zagreb në Kroaci.

Në Kombëtare rikthehet edhe Rey Manaj, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë me klubin e tij në Turqi. Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e avancuar janë Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Jasir Asani, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi dhe Armando Broja.

“Trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për mediat nesër (16 mars, ora 11:00 në Shtëpinë e Futbollit) për të folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Kilit dhe Suedisë. Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve do të jetë i plotë të hënën më datë 18 mars”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Seancat stërvitore sipas këtij njoftimi, do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Parmës, aty ky më 22 mars do të luhet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj Kilit në stadiumin “Ennio Tardini”, duke nisur nga ora 20:45.

Pas sfidës me Kilit, Kombëtarja do të luajë një tjetër përballje miqësore me Suedinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi, në ora 19:00.

You Might Also Like

KOK nënshkruan sot Deklaratën “Brighton Plus Helsinki”

Kosova fiton dhe avancon në raundin e dytë të kualifikimeve të Botërorit

Prishtina dhe Gjilani i ndajnë pikët

Trepça fiton në sekondat e fundit, Bashkimi mposht Sigal Prishtinën

Prishtina 01 fiton dhe hyn në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gashi për sulmin në Banjskë: Kryeministri tha se grupi është i rrethuar, si u larguan ata?

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Thaçi i nervozuar gjatë seancës në Hagë, ngritet në këmbë
Kurti takon Walkerin, bisedojnë për sfidat e Kosovës
Kurti në Belfast takon O`Toole, temë edhe rreziku nga mospajtimet etnike
Lëshohen 52 urdhër arreste në Shqipëri dhe Itali, sekuestrohen miliona euro pasuri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?