By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Kosova në pozitë të pafavorshme për takimin e Brukselit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Kosova në pozitë të pafavorshme për takimin e Brukselit
Ballina 1Lajme

Analistët: Kosova në pozitë të pafavorshme për takimin e Brukselit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/17 at 5:34 PM
Kosova Times Published March 17, 2024
Share
SHARE

Javën e ardhshme pritet të zhvillohet një raund i ri bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Takimi në nivel kryenegociatorësh, është thirrur për të martën më 19 mars, ndërsa siç kanë bërë të ditur zyrtarët e Bashkimit Evropian, mes tjerash do trajtohet edhe çështja e dinarit të Serbisë. Analistët politikë thonë se në këtë takim Kosova shkon në një pozitë të pafavorshme.

Kosova dhe Serbia do të përballen në një tjetër raund bisedimesh të martën që vjen. Siç kanë thënë nga Bashkimi Evropian, çështja e dinarit do të jetë një prej temave që do të trajtohet. Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga kryenegociatori Petar Petkoviq.

Analistët politikë e vlerësojnë të vështirë pozitën e Kosovës në këtë takim. Sipas tyre, nuk po shihet asnjë dritë e gjelbër sa i përket Kosovës.

Analisti Artan Muhaxhiri thotë se, për fat të keq, kryeministri Kurti, e ka vendosur veten në një pozitë të vështirë për sa i përket çështjes së dinarit.

“Ky do të jetë një takim shumë i vështirë ka indikacione që do te flitet edhe për Asociacionin edhe për dinarin. Për fat të keq kryeministri Kurti e ka vendosur veten në një pozitë shumë të vështirë, sepse nëse pranon që të diskutohet për dinarin, atëherë do ta shkelë premtimin që ka dhënë se çështja e dinarit është e panegociueshme. Ndërkaq, në anën tjetër, nëse nuk pranon të diskutohet, atëherë do t’i prishë edhe me tepër marrëdhëniet me ShBA-në”, ka thënë Muhaxhiri për Radio Kosovën.

Muhaxhiri tutje thotë se çështja e dinarit ka mundur të trajtohej në mënyrë më elegante dhe diplomatike, që Kosova të mos vendoset në një presion kaq të madh.

Që Kosova nuk është në një pozitë të pafavorshme e thotë edhe analistja Arta Tahiri.

“Në fakt Kosova nuk po duket në një pozitë shumë të favorshme. Deri më tani Kosova është vetëm duke u tërhequr nga vendimet të cilat ka thënë se nuk do t’i bëjë. Nuk po shohim asnjë dritë të gjelbër sa i përket Kosovës. Një hap drejt BE-së, anëtarësimi në Këshillin e Evropës apo dhënia e statusit kandidat të Kosovës për të qenë pjesë e BE-së. Deri më tani po shihet që Kosova në të gjitha hapat që ka këmbëngulur që mos t’i bëjë nga kërkesat dhe presionet që ka pasur nga BE-ja dhe ShBA-ja, tashmë Kosova po tërhiqet duke mos marrë në këmbim asgjë”, tha ajo për Radio Kosovën.

Sipas Tahirit, me vendimin e autoriteteve të Kosovës për Manastirin e Deçanit, tashmë dialogu është në një faqe tjetër ku duhet kuptuar zbatimi i të gjitha pikave dhe marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe në Ohër.

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, herën e fundit që ishte për vizitë në Kosovë me 5 mars, konfirmoi se palët do të ftohen për diskutime politike rreth dinarit.

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Kosova Times March 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq u tërbua me Abazovicin dhe Milatoviqin: S’keni mbetur ju të ndërmjetësoni

Kosova Times Kosova Times June 18, 2023
Shqiptarja nga Sanxhaku çmend terroristët serb me mesazhin mbështetës për policinë e Kosovës
Asllani e vazhdon karrierën në Angli
Shtuni: Dhjetëra shqiptarë aktivë në betejat e fundit në Siri
Ja makinat më të mira dhe më cilësore pas kalimit te 100,000 kilometrave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?