By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Putin pretendon fitore në zgjedhjet e kontrolluara prej Kremlinit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Putin pretendon fitore në zgjedhjet e kontrolluara prej Kremlinit
Ballina 2Rajon / Botë

Putin pretendon fitore në zgjedhjet e kontrolluara prej Kremlinit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/18 at 9:15 AM
Kosova Times Published March 18, 2024
Share
SHARE

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka fituar një mandat të pestë në pushtet, në një proces zgjedhor tejet të kontrolluar, teksa synon të shpërfaqë mbështetjen e popullit për luftën në Ukrainë dhe për politikat gjithnjë e më shtypëse.

Putin, 71-vjeçar – i cili ka udhëhequr si president ose si kryeministër prej vitit 2000 – pritet të tejkalojë udhëheqjen gati 30-vjeçare të Josef Stalinit, kur ta përfundojë këtë mandat të ri.

Kështu, Putin do të bëhet lideri që ka udhëhequr më së gjati në Rusi në më shumë se dy shekuj.

Pas 99.68 për qind të votave të numëruara, Putin është thënë të ketë fituar 87.32 për qind të votave – shifër rekorde pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Komiteti Qendror Zgjedhor ka thënë që më shumë se 70 për qind e popullsisë e ka shfrytëzuar të drejtën e votës përgjatë tri ditëve të zgjedhjeve.

Votimet e mbajtura më 15-17 mars janë të parat për Putinin, prej nisjes së luftës në Ukrainë, më 2022, e cila ka lënë të vrarë mijëra shtetas rusë, ua ka vështirësuar jetën dhjetëra mijërave tjerëve, dhe i ka shkëputur gati krejtësisht lidhjet me Perëndimin.

Në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, që konsiderohen të manipuluara, Putin dëshiron të tregojë se e ka mbështetjen e plotë të popullit, kanë thënë ekspertët.

Synimi i Kremlinit “është që të ketë mbështetje për luftën e Rusisë në Ukrainë. Ideja është që miliona rusë t’i miratojnë vendimet e Putinit, që janë bërë në dy vjetët e fundit”, ka thënë Maksim Trudolyubov, hulumtues i lartë në Institutin Kennan, në një shkrim para zgjedhjeve.

Në disa deklarata të bëra pak pas shpalljes së fitores së tij, Putin ka thënë se zgjedhjet kanë treguar se kombi është “një ekip”.

Në këto zgjedhje Putin ka garuar me tre bura të panjohur, politikanë të afërt me Kremlinin, fushatat zgjedhore të të cilëve kanë qenë pak të vërejtshme.

Vëzhguesve të pavarur u është pamundësuar pjesëmarrja në zgjedhje, për herë të parë në historinë post-sovjetike, kanë thënë ekspertët.

Votimet janë mbajtur edhe në territoret ukrainase të pushtuara prej Rusisë, ku gjenden qindra mijëra ushtarë rusë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se këto zgjedhje nuk kanë qenë, as të lira, as të drejta.

You Might Also Like

FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse

Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare

Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë

Vritet kryebashkiaku në Meksikë

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Kosova Times March 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Guardiola: Nuk largohem, te City më dhanë kohë për të fituar Champions-in

Kosova Times Kosova Times March 8, 2024
Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në Mitrovicë
Një frut për 1,750 euro? Një objekt dëshire për të pasurit që e adhurojnë për shijen e tij të veçantë
Çfarë shkruhet në raportin e ri të BE-së për Serbinë: Asnjë fjalë për protestat, për shkak të Telekomit, REM-it dhe Rashit këtu
Dështon përsëri konstituimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?