By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit
August 2, 2025
Murati: Qarkullimi i bizneseve shënon rritje rekorde prej 10.3%
August 2, 2025
Syzet e Edi Ramës dhe guri në Lumë!
August 2, 2025
Një i vdekur, 19 të arrestuar në 24 orët e fundit
August 2, 2025
Krokante nga jashtë, të buta nga brenda: Një recetë mesdhetare për patate të pjekura perfekte
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sanksionon ish-kreun e Kaçanikut, Xhabir Zharku
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA-ja sanksionon ish-kreun e Kaçanikut, Xhabir Zharku
Ballina 1Lajme

ShBA-ja sanksionon ish-kreun e Kaçanikut, Xhabir Zharku

Kosova Times
Last updated: 2024/03/18 at 6:25 PM
Kosova Times Published March 18, 2024
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e zezë ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të, siç u tha, përfshirjes së tij në akte korruptive.

“Gjatë detyrës së tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut, Zharku u përfshi në akte korruptive, duke përdorur pozitën e tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit, që në mënyrë të paligjshme të jepte leje për ndërtime në pronat komunale, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha DASh-i.

Në vitin 2023, Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Ferizajt për të liruar nga akuzat Zharkun për akuzat e shpërdorimit të pozitës dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Gjykata e Ferizajt kishte refuzuar aktakuzën për korrupsion për shkak se lënda paraprakisht ishte parashkruar.

Sipas aktakuzës, ai dyshohej se në kohën kur ishte qenë kryetar i Kaçanikut, më 2008 kishte shpërdorur pozitën zyrtare, pasi në mënyrë të paligjshme kishte lejuar ndërtimin e një objekti për banim kolektiv në një pronë të komunës. Leja, sipas aktakuzës, ishte dhënë duke shkelur procedurat e caktuara me Ligjin për procedurën e dhënies së koncesioneve.

Zharku edhe më herët kishte pasur probleme me drejtësinë në Kosovë, më 2011, ai ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje. Pas konfirmimit të vendimit ai ishte larguar nga Kosova dhe për gati pesë vjet e gjysmë kishte qëndruar në arrati në Suedi.

Më 7 qershor të vitit 2018, Zharku u kthye në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, mori vendim për ndalimin e ekzekutimit të dënimit me burg, pasi lënda ndaj tij ishte parashkruar.

Në listën e sanksioneve janë shtuar edhe disa zyrtarë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Aty është futur kryetari aktual i Karposhit të Maqedonisë së Veriut, Stevco Jakimovski, dhe ish-prokuroria speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

Sa i përket Katica Janevas, DASh tha se në kohën kur ajo ishte kryeprokurore e posaçme ajo ishte përfshirë “në akte korruptive, përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe fuqinë zyrtare për përfitime personale”.

“Ka informacione të besueshme që Janeva ka pranuar ryshfet për të ushtruar ndikim ndaj një prokurori”.

Ndërkaq, DASh tha se kryetari i Karposhit, Jakimovski është përfshirë “në akte korruptive, përfshirë përdorimin e postit të tij zyrtar për të ndikuar në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit në mënyrë që të përfitojë vetë dhe bashkëpunëtorët e tij”.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se ky vendim riafirmon përkushtimin e ShBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përforcuar institucionet demokratike në mbarë Ballkanin.

“DASh-i do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet që ka për të promovuar llogaridhënie për aktorët e korruptuar në rajon dhe botë”, u tha në njoftim.

You Might Also Like

Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit

Një i vdekur, 19 të arrestuar në 24 orët e fundit

Mërgimtari tenton ta korruptojë një polic me 20 euro, përfundon në pranga

Zyrtari i lartë i Mbrojtjes së SHBA-së në Kosovë, pritet nga Maqedonci

Parashikimi i motit për vikend në Kosovë e Shqipëri

Kosova Times March 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fajon në Sllovaki: Zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri gjeopolitike

Kosova Times Kosova Times May 28, 2025
Politika në një vit në Shqipëri dhe sfidat në 2024-tën
Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA
Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona
Zelensky e Cameron diskutojnë për mbështetjen e mëtejme britanike për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?