By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stoltenberg: Zgjedhjet ruse konfirmojnë se shteti ka shoqëri autoritare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Stoltenberg: Zgjedhjet ruse konfirmojnë se shteti ka shoqëri autoritare
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg: Zgjedhjet ruse konfirmojnë se shteti ka shoqëri autoritare

Kosova Times
Last updated: 2024/03/18 at 11:59 PM
Kosova Times Published March 18, 2024
Share
SHARE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk ishin “as të lira, e as të drejta” dhe vetëm konfirmuan se Rusia “është një shoqëri autoritare”.

Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë më 18 mars në Tbilisi, Stoltenberg tha se zgjedhjet që i dhanë presidentit Vladimir Putin mandatin e pestë “ishin të manipuluara, dhe pa dyshim, pa befasi”. Ai tha po ashtu se përpjekjet e Moskës për të mbajtur zgjedhje në territoret e pushtuara të Ukrainës ishin shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Shefi i NATO-s tha se Putini bëri deklaratë të pasaktë kur gjatë fjalimit të fitores tha se trupat e NATO-s janë në Ukrainë. Aleatët e NATO-s kanë ofruar trajnime, por “nuk po planifikojnë asnjë prani ushtarake në terren”.

Stoltenberg përsëriti se NATO vazhdon të ketë politikën e derës së hapur për shtetet që duan të anëtarësohen dhe mohoi se aleanca po “zgjerohet në mënyrë agresive kah lindja”, që ishte një prej justifikimeve që Putini përdori për të nisur pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

Shteteve në Evropën Lindore u është thënë se nëse plotësojnë standardet e NATO-s dhe janë shoqëri demokratike, anëtarësimi në aleancë është i hapur për ta, tha ai.

“Ne respektojmë nëse ju nuk dëshironi të anëtarësoheni në NATO. Por, sigurisht ne respektojmë nëse ju dëshironi të anëtarësoheni në NATO”, tha Stoltenberg duke shtuar se këto shtete nuk mund të jetojnë “në një botë ku Moska vendos se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë fqinjët e saj”.

Shefi i NATO-s nuk deshi të flasë nëse Ukrainës do t’i hapet rrua për anëtarësim në NATO gjatë samitit të aleancës në Uashington në korrik, por ai tha se pret që NATO-ja të marrë “vendime që do t’i mundësojnë Ukrainës të jetë më afër NATO-s”, përfshirë hapa për t’u siguruar se ushtria e Ukrainës “është plotësisht në përputhje” me NATO-n.

I pyetur nëse aspiratat e Gjeorgjisë që t’i bashkohet NATO-s do të avancohen gjatë samitit, Stoltenberg tha se ai nuk mund të paragjykojë rezultatin e samitit.

Për herë të parë Stoltenbergu tha se Gjeorgjia dhe Ukraina “kanë përgjegjësi të ndara dhe të pavarura” kur vjen puna për aplikimet e tyre për NATO.

“Këto shtete janë në nivele të ndryshme dhe në rrugë të ndryshme”, tha ai, duke lënë të kuptohet se aplikimi i Ukrainës është më urgjent për shkak të luftës aktuale kundër forcave ruse.

“Nuk po them se Ukraina është më përpara se Gjeorgjia në të gjitha fushat. Ka vlerësime individuale, ka përpjekje individuale për të mbështetur Gjeorgjinë dhe për të mbështetur Ukrainën dhe do të jenë vendime të ndara individuale”, tha ai.

Stoltenberg, i cili u ka bërë thirrje anëtarëve të NATO-s që t’i ofrojnë Kievit municione dhe pajisjet e nevojshme ushtarake, po ashtu e pranoi se mbështetja ndërkombëtare për ushtrinë ukrainase nuk ka mbetur në nivelin e njëjtë të lartë siç ishte në fillim të luftës, duke vënë në pah se në Kongresin amerikan ende nuk është miratuar një paketë e madhe e ndihmës. Megjithatë, ai tha se ende shpreson që ShBA-ja do të pajtohet për këtë paketë sepse është edhe në interesin e sigurisë së Uashingtonit.

You Might Also Like

Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv

Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Përmbyset autobusi me studentë ukrainas në Francë, 4 të vdekur

Katalonja ndalon plotësisht përdorimin e telefonave celularë në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times March 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Turizmi kosovar do të promovohet në panairin e Berlinit

Kosova Times Kosova Times March 3, 2024
Protestë në Tiranë, kërkohet lirimi i ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj
Komuna e Malishevës filloi konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje
Kadiu: Pasaportat ilegale të Serbisë shkelin sovranitetin e Kosovës
Tre muaj pa guvernator, procesi rrezikon të kthehet në pikën zero
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?