By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën
June 28, 2025
Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Austin: ShBA-ja nuk do ta lërë Ukrainën që të dështojë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Austin: ShBA-ja nuk do ta lërë Ukrainën që të dështojë
Ballina 2Rajon / Botë

Austin: ShBA-ja nuk do ta lërë Ukrainën që të dështojë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 2:56 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se Amerika do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit të nisur nga Rusia, edhe pse paketa e ndihmës prej 60 miliardë dollarësh vazhdon të mbetet e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimit të republikanëve.

“ShBA-ja nuk do ta lërë Ukrainën që të dështojë”, tha Austin para afër 50 aleatëve të Ukrainës, në nisje të takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës në bazën ajrore amerikane Raimstein në Gjermani.

Takimi mujor i këtij grupi, që njihet edhe si Formati i Ramstein-it, është për të diskutuar për mënyrat se si të rritet mbështetja ushtarake për Kievin, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë municionesh dhe armësh të rënda të avancuara, teksa ato po përballen me forcat ruse që po përparojnë në frontin lindor.

“Trupat ukrainase po përballen me kushte të rënda dhe luftime të ashpra. Civilët ukrainas po përballen me breshëri të vazhdueshme të raketave ruse dhe dronëve iranianë. Por, Ukraina nuk do të ndalet. As ShBA-ja”, tha Austin, i cili është në udhëtimin e parë jashtë vendit që kur ka nisur trajtimin për kancer në prostatë.

Ai po ashtu përsëriti se 315.000 trupa ruse janë vrarë apo plagosur që kur nisi lufta më 2022 dhe tha se pushtimi deri më tani i ka kushtuar Moskës 211 miliardë dollarë.

Përderisa paketa e ndihmës në vlerë prej 60 miliardë dollarësh vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve, ShBA-ja më 12 mars njoftoi për një paketë të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 300 milionë dollarësh. Kjo shumë është marrë nga Pentagoni.

Ndihma ushtarake evropiane për Ukrainën është bërë kritike për trupat ukrainase që po përballen me superioritetin e armikut, si në numër të ushtarëve, por edhe në numrin e municioneve të artilerisë që shpenzojnë në baza ditore në fushëbetejë.

Një ditë më herët, Këshilli Evropian miratoi krijimin e Fondit për Ndihmë të Ukrainës dhe dedikoi 5 miliardë euro për të. Me këtë fond, sipas BE-së, do të vazhdohet mbështetja e Ukrainës “për të mbrojtur veten nga lufta e agresionit rus”, duke premtuar se ndihma për Kievin do të zgjasë për aq kohë sa të ketë nevojë.

Me këtë fond, BE-ja tha se do të blihen “pajisje vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse ushtarake” dhe do të ofrohen trajnime.

You Might Also Like

Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow

Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit

Krasniqi: Takimi me liderët, përmbushje obligimi e Kurtit

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive

Kosova Times Kosova Times July 14, 2024
Banorët e Stubllës ankohen për ndërprerje të shpeshta të energjisë
Qytetarët kërkojnë më shumë shtigje për biçikleta
Bulliqi: Ekrem Hyseni dhe partia e tij nuk arritën të nderojnë presidentin Rugova për 20 vjet në pushtet
Autoritetet japoneze me aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Shinzo Abes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?