By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti e Aliaj flasin për kushtet e personave me aftësi të kufizuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti e Aliaj flasin për kushtet e personave me aftësi të kufizuara
Lajme

Kurti e Aliaj flasin për kushtet e personave me aftësi të kufizuara

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 3:01 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Kryeministri Kurti tha se ndjehet krenar me arritjet e Aliajt, duke i uruar suksese në të gjitha angazhimet e tij, derisa i ofroi mbështetjen e plotë në kauzën e përbashkët për mundësi të barabarta për të gjithë.

Deputeti Aliaj tregoi për angazhimin e tij në kauzën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Ai shprehu vullnetin për të kontribuar edhe në Kosovë, njofton Kryeministria.

Kryeministri Kurti foli për angazhimin e Qeverisë për krijimin e kushteve të përshtatshme dhe gjithëpërfshirje në të gjitha fushat e jetës për personat me aftësi të kufizuar. Ai përmendi një ndër vendimet e vitit të parë të qeverisjes, që ishte shpallja e vitit 2022 “Vit i personave me Aftësi te Kufizuara”.

Teksa theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim, ai veҫoi punësimin e 250 asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta në shkolla, dhe planet për punësimin e 500 sosh.

Duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve, u veҫua miratimi i Udhëzimit Administrativ për Listën e llojeve dhe pajisjeve ndihmesë, që ofrohen falas për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, krahas ndarjes së mjeteve për barnat që jepen falas nga lista esenciale.

Krahas rritjes së mbështetjes për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe Federatën e Sportit për të Verbër, u potencua edhe mbështetja e veҫantë për pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Paris 2024, ku Republika e Kosovës do të shënojë pjesëmarrjen e parë historike në këto lojëra.

Lidhur me planet për të ardhmen, u theksua angazhimi i Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Bashkimin Evropian për hartimin e Strategjisë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar për 2024-2029. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët në Beograd: Zgjedhjet në Kosovë, sfidë për partitë serbe

Kosova Times Kosova Times February 14, 2025
Ukraina kërkon që në portet e rajoneve të aneksuara të mos zbatohen kërkesat ruse
Në Athinë para parlamentit helen buqet “Vallja kosovare” mbrëmjen e Krishtlindjeve
KQZ: Vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora, drejt fundit
Ja çfarë sjell koncepti i “botës serbe” dhe çfarë planesh kanë Vuçiq, Vulin dhe Dodik…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?