By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Reagim i UGSH ndaj cënimit të etikës dhe mosrespektim të detyrimit informues për gazetarët, nga kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.
November 2, 2025
Peshkimi shpirtëror i Kremlinit
November 2, 2025
Daily Star: Putini dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në moshën 97 vjeç
November 2, 2025
Rezidenca “e pensionit” e Lukashenkos në Soçi. Si duket ajo?
November 2, 2025
Historia e një ushtari të rekrutuar rus që iku nga lufta
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri palestinez në ardhje me plan për rindërtimin e Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryeministri palestinez në ardhje me plan për rindërtimin e Gazës
Rajon / Botë

Kryeministri palestinez në ardhje me plan për rindërtimin e Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 3:04 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Kryeministri palestinez në ardhje tha se ai do të emërojë një Qeveri teknokratike dhe do të themelojë një fond të pavarur mirëbesimi që do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës.

Në një deklaratë dërguar Associated Press, Mohammad Mustafa shpalosi një plan të gjerë për llojin e një Autoriteti Palestinez të rivitalizuar, për të cilin kanë bërë thirrje Shtetet e Bashkuara si pjesë të vizionit të tyre të pasluftës për zgjidhjen e konfliktit.

Por, Autoriteti Palestinez nuk ka fuqi në Gazë, që kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dëboi forcat e Autoritetit më 2007, dhe ka autoritet të kufizuar në pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të Autoritetit Palestinez në Gazë dhe Qeveria e tij kundërshton ashpër shtetësinë palestineze.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e caktoi Mohammad Mustafa në postin e kryeministrit javën e kaluar. Ekonomist i shkolluar në ShBA dhe këshilltar i kamotshëm i Abassit, ai është i pavarur dhe nuk ka prapa vetes asnjë parti politike.

Mustafa tha se ai do të emërojë një Qeveri “jopartiake, teknokratike që mund të fitojë edhe besimin e popullit tonë, edhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”.

Ai premtoi reforma të gjera në institucionet e Autoritetit Palestinez, duke shtuar se do të ketë politika të zero tolerancës ndaj korrupsionit.

Ai tha se do të kërkojë ribashkimin e territoreve dhe krijimin e një “agjencie të pavarur, kompetente dhe transparente për fondin e mirëbesimit për rindërtimin e Gazës, që do të menaxhohej ndërkombëtarisht”.

Në vizionin e tij nuk përmendet Hamasi, që kishte fituar në zgjedhjet e fundit kombëtare palestineze më 2006.

Abbas, që ka kontrollin e Autoritetit Palestinez ka mbetur në pushtet pavarësisht se mandati i skadoi më 2009 dhe ka refuzuar që të mbajë zgjedhje të reja, duke u thirrur në kufizimet izraelite. Sondazhet vazhdimisht kanë sugjeruar se pjesa dërmuese e palestinezëve duan që ai të japë dorëheqje.

Mustafa tha se Autoriteti Palestineze synon të mbajë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, por nuk dha në afat kohor, duke thënë se gjithçka varet nga situata në terren në Gazë, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, territore që Izraeli pushtoi më 1967 dhe ku palestinezët duan që të jetë shteti i tyre në të ardhmen.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj me ofensivë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi, si pasojë e luftës janë vrarë mbi 31.000 persona, shumica gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

Daily Star: Putini dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në moshën 97 vjeç

Rezidenca “e pensionit” e Lukashenkos në Soçi. Si duket ajo?

Historia e një ushtari të rekrutuar rus që iku nga lufta

Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi

Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Gol i Rrahmanit nuk mjafton për Rapid București

Kosova Times Kosova Times March 15, 2024
Prishtina e Re do të luajë me Feronikelin 74 në barazhin për hyrje në elitë
Horoskopi ditor për 6 shtator 2024
Njohës të arsimit: Arsimi në vend nuk është prioritet
Disa pjesë të Prishtinës nesër do të mbesin pa ujë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?