By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 12 qershor 2025
June 12, 2025
Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi
June 11, 2025
Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë
June 11, 2025
Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit
June 11, 2025
Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lejeqëndrimet në Greqi, Ambasada shqiptare sqaron procedurat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Lejeqëndrimet në Greqi, Ambasada shqiptare sqaron procedurat
Ballina 2Rajon / Botë

Lejeqëndrimet në Greqi, Ambasada shqiptare sqaron procedurat

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 4:40 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Shqiptarët të cilët janë në proces aplikimi për pajisje apo ripajisje me leje qëndrimi në Greqi dhe largohen jashtë vendit helen, në kthimin duhet të kenë së bashku me dokumentin e identifikimit edhe letrën e aplikimit për t’u pajisur apo ripajisur me leje qëndrimi.

Njoftimi është dhënë nga Ambasada shqiptare në Greqi, e cila ka sqaruar të gjithë shqiptarët për procedurat që duhet të ndiqen në rast se largohen nga Greqia gjatë kësaj periudhe, duke i dhënë përgjigje dhe diskutimeve në media mbi vendimin e qeverisë greke.

“Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se: Me Vendimin Nr. 4000/3/98-ib, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 19 mars 2024, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për pajisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se: Gjatë periudhës 31-03-2024 deri 31-12-2024, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të Shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të: Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia. Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës”, njofton Ambasada Shqiptare në Athinë.

Në komunikimin e saj Ambasada shqiptare në Athinë, u bën thirrje shqiptarëve që për çdo paqartësi apo informacion shtesë, të kontaktojnë Ambasadën në nr. 210-6876208, ose nëpërmjet e-mail-it: Embassy.athens@mfa.gov.al

Po ashtu bashkëngjitur njoftimit, Ambasada ka publikuar dhe linkun ku gjendet vendimi i qeverisë greke i zbardhur plotësisht.

https://www.et.gr/api/Download_Small/?fek_pdf=20240201761

You Might Also Like

Themeluesi i Yandex, i cili iku nga Putini, krijoi një superkompjuter në Evropë 10 herë më të fuqishëm se ai në Rusi

Putini kërkon rritje urgjente të prodhimit të armëve dhe njofton plane për mobilizimin e ekonomisë

Vuçiç nga Odesa i gëzuar që Kosova nuk u ftua në Samit

Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?

Ambasadori izraelit: Ne i dhamë Ukrainës Patriotët. Izraeli: Nuk është e vërtetë

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
12 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Kosova Times Kosova Times April 22, 2024
Përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi flasin për probleme, Qeveria mohon
Kelmendi: Prokurorët të jenë sa më profesionalë rreth pushimit të hetimeve
Zjarret në Neredimë, apel për shmangien e ndezjeve në natyrë
Artizani që ndriçon qiellin e Stambollit gjatë Ramazanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?