By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria jep detaje rreth takimit të sotëm në Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria jep detaje rreth takimit të sotëm në Bruksel
Ballina 1Lajme

Qeveria jep detaje rreth takimit të sotëm në Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 9:48 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka dal me njoftim lidhur me takimin e mbajtur sot në Bruksel. Sipas komunikatës, çështja qendrore e këtij takimi, ishte zbatimi i Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit.

Tutje theksohet se u bisedua edhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës dhe shqetësimet e fundit rreth saj

“Palët u dakorduan që deri në fundjavë të sjellin ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër, gjithnjë duke respektuar vendimin në fjalë të BQK-së. Palët u pajtuan që të ofrojnë propozime teknike deri me datë 22 mars, të tilla që pastaj do trajtohen tutje në një takim të ri. Republika e Kosovës e ka bërë të qartë që do ofrojë zgjidhje teknike sipas planit që ajo u ka ofruar edhe shteteve të QUINT-it javë më parë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Njoftimi i plotë:

Në Bruksel, u mbajtën takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku prezent ishte zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Takimet e zhvilluara ishin bilaterale me BE-në, si dhe trilaterale me palën tjetër.

Çështja qendrore e këtij takimi, ishte zbatimi i Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit. Mbi këtë, zëvendëskryeministri ritheksoi se nënshkrimi i marrëveshjes është garanci për zbatim të plotë të saj, konform refuzimit të vazhdueshëm nga Serbia si për nënshkrim, ashtu dhe zbatim. Marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të barabartë e të balancuar mes palëve e që reflekton zbatimin në plotni të saj.

U trajtuan mundësitë se si të formalizohet e respektivisht të regjistrohet Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit. U kuptua brenga e Kosovës se mosnënshkrimi ka ndikuar në moszbatim të marrëveshjes, por edhe në ashpërsinë e situatave në terren, qoftë përmes barrikadave, qoftë me sulme si ai në Banjskë, e që më pas kulmoi me letrën e kryeministres Bërnabiqit drejt BE-së dhjetorin e kaluar, ku mes tjerash thuhet se Serbia nuk e respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Kundrejt kësaj, në takim u riafirmua përsëri refuzimi nga pala serbe mbi marrëveshjen, në zbatim e nënshkrim të saj. Në prani të ndërmjetësuesit, kryenegociatori serb e bëri të qartë që për Serbinë nuk do të zbatohen asnjëherë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me njohjen de facto, integritetin territorial apo anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Në takim u diskutua dhe mbi tema të tjera të procesit të dialogut si çështja e energjisë dhe mbarëvajtja e zbatimit të saj në terren si dhe kërkesa nga ana e Kosovës për kthimin e artefakteve e për të cilën pala kosovare ka dorëzuar dhe dosje drejt BE-së. U trajtuan edhe një varg shkeljesh të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, përfshirë në fushën e energjisë, telekomunikacionit, interferimit në brezin e frekuencave nga ana e stacioneve televizive serbe, si dhe obstruksioni i Serbisë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Më tej, u përmend dhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe shqetësimet e fundit rreth saj. Palët u dakorduan që deri në fundjavë të sjellin ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër, gjithnjë duke respektuar vendimin në fjalë të BQK-së. Palët u pajtuan që të ofrojnë propozime teknike deri me datë 22 mars, të tilla që pastaj do trajtohen tutje në një takim të ri. Republika e Kosovës e ka bërë të qartë që do ofrojë zgjidhje teknike sipas planit që ajo u ka ofruar edhe shteteve të QUINT-it javë më parë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut

Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së

Kurti nderon mësuesin Osman Jakupi

Gërvalla: Mbështetje humanitare për popullsinë civile në Gazë

PDK përkujton 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Shkodër, marshim ndërgjegjësues për parandalimin e kancerit të gjirit

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
Ju zgjon më shpejt se kafeja dhe ju jep energji gjatë gjithë ditës: Një pije magjike për çdo mëngjes
Bislimi takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, flasin për situatën në veri
Biden: “Ukraina nuk duhet të ketë akses preferencial në NATO”
30 ditë paraburgim për të miturin në Pejë, dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?