Komisioni për Buxhet miratoi raportet vjetore financiare për vitin 2022 të KOSTT-it, Avokatit të Popullit dhe KQZ-së.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka mbajtur mbledhjen e radhës. Deputetët miratuan disa raporte vjetor financiar për vitin 2022, sikurse atë të KOSTT-it, Avokatit të Popullit dhe KQZ-së.
Kurse shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për mjete shtesë buxhetore për vitin 2024, u dakordua që të dërgohet si kërkesë tek Ministria e Financave.
“Pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në pjesën veriore t ë vendit, si dhe pas vendimit të Qeverisë, buxheti i përgjithshëm i KQZ-së për vitin 2022 ishte 6 milionë e 24 mijë e 134 euro. Pjesa më e madhe e këtij buxheti, shuma prej 4 milionë e 200 mijë euro i takon kategorisë së subvencioneve dhe transferove. Në përgjithësi buxheti është shpenzuar 93.2 për qind, apo në shumën prej 5 milionë e 617 mijë euro”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë parashtrimit të kërkesës për mjete shtesë para deputetëve të Komisionit.