By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mali i Zi vendos përfundimisht ta ekstradojë “mbretin e kriptovalutave” në Korenë e Jugut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mali i Zi vendos përfundimisht ta ekstradojë “mbretin e kriptovalutave” në Korenë e Jugut
Ballina 2Rajon / Botë

Mali i Zi vendos përfundimisht ta ekstradojë “mbretin e kriptovalutave” në Korenë e Jugut

Kosova Times
Last updated: 2024/03/20 at 6:48 PM
Kosova Times Published March 20, 2024
Share
SHARE

Shtetasi jugkorean Hyeong Do Kwon – një sipërmarrës i njohur si “mbreti i kriptovalutave” – do të ekstradohet në Korenë e Jugut, jo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), njoftoi të mërkurën Gjykata e Apelit e Malit të Zi, duke e përmbyllur një proces gjyqësor njëvjeçar për ekstradimin e tij.

Aktvendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit të mërkurën konfirmoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë për ekstradimin e Do Kwon në Seul.

Ai kërkohej nga ShBA-ja dhe Koreja e Jugut për mashtrim financiar me kriptovaluta.

Ai dhe partneri i tij i biznesit, Chang Jun, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars 2023, kur u përpoqën të udhëtonin në Dubai me një fluturim privat duke përdorur pasaporta të falsifikuara.

Kwon u dënua me nga katër muaj burgim për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Dënimi i tij përfundon më 23 mars. Pas kësaj date, ai mund të ekstradohet.

Siç shpjegoi avokati i tij mbrojtës, Goran Rodiq për Radion Evropa e Lirë (REL), faza e dytë e procedurës së ekstradimit tani është duke u zhvilluar, ku ministritë e Drejtësisë dhe Policia e Malit të Zi dhe Koresë së Jugut po bien dakord për datën dhe kushtet për dorëzimin e Do Kwon.

“Jemi të kënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit, i cili tregoi se respektohet sundimi i ligjit, për dallim nga organet dhe institucionet e tjera shtetërore që morën pjesë në këtë procedurë të ekstradimit”, thanë avokatët mbrojtës Rodiq dhe Marija Raduloviq.

Do Kwon parapëlqeu të ekstradohej në vendin e tij.

Partneri i tij në biznes, Chang Jun u ekstradua gjithashtu në Korenë e Jugut muajin e kaluar.

Autoritetet e Koresë së Jugut e akuzuan atë për mashtrim dhe shkelje të ligjit të tregut të kapitalit, dhe Komisioni amerikan i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) e akuzoi atë për orkestrim të një mashtrimi prej miliarda dollarësh të letrave me vlerë të aseteve kripto.

Gjyqi i padisë së Komisionit Amerikan është planifikuar të fillojë më 25 mars.

You Might Also Like

Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në

SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi

Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Kosova Times March 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ancelotti i pashqetësuar që Bellingham ende s`ka shënuar

Kosova Times Kosova Times October 21, 2024
Tragjedi qe nuk mbahet mend: Gjashtë vajza humbën jetën në një aksident trafiku, u gjetën pranë…
Një nga gratë më të pasura të Rusisë u dënua me 19 vjet burg për korrupsion
Digjet një veturë me targa të Serbisë në veri
Kërkohet paraburgim ndaj një qytetari e instruktori të një autoshkolle
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?