By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Phillips: Të ketë më shumë unitet mes liderëve të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Phillips: Të ketë më shumë unitet mes liderëve të Kosovës
Ballina 1Lajme

Phillips: Të ketë më shumë unitet mes liderëve të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/21 at 12:35 PM
Kosova Times Published March 21, 2024
Share
SHARE

Një nga miqtë më të afërt të Kosovës, njëherit drejtori i programit për paqen dhe të drejtat në Universitetin “Kolumbia”, David Phillips, ka folur për RTK-në rreth dialogut, qasjes politike të Qeverisë së Kosovës dhe miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Marrëveshjet janë të mira në parim, por nuk po funksionojnë. Serbia vetëm merret me interesat e veta, Vuçiqi brengoset vetëm për veten dhe fatin e tij politik. Është me rëndësi që të ecet tutje, ShBA-të duan të ndihmojnë, por që duhet të ketë mirëbesim dhe partneritet ndërmjet qeverisë amerikane dhe qeverisë së Kosovës”, ka thënë Phillips, i ftuar në “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Phillips ka ardhur në Kosovës për të marrë një çmim nga një kolegj privat. Ai ka treguar se dje është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ndërkaq sot do të takojë kryeministrin Albin Kurti.

“Jam i interesuar që të kuptoj marrëdhënien e tij me ShBA-në dhe dialogun që po ndodh mes Kosovës e Serbisë. Çdo politikan i Kosovës gjykohet në bazë të dy faktorëve: raporti me ShBA-të dhe aftësia për të krijuar marrëdhënie me Serbinë, që bazohet mbi parime të barazisë dhe drejtësisë”, ka deklaruar Phillips.

Ai ka folur për këshillat të cilat do t’i ofrojë Kurtit sot gjatë takimit.

“Duhet të ketë më shumë unitet së pari mes liderëve të Kosovës, ashtu që tensionet të lihen anash dhe është tejet me rëndësi që presidentja dhe kryeministri të punojnë së bashku, sidomos në dialogun mes Kosovës e Serbisë. Nuk duam më konfrontime, nuk duam që Kosova të kundërshtohet në çdo hap që bën, por Kosova duhet ta kuptojë që për të fituar edhe njohjen nga Beogradi duhet të jetë prezente në dialog, të ketë qasje pozitive e largpamëse dhe çështjet si dinari që ka shpërthyer në media, nuk duhet të ekzistojë fare”, ka thënë ai.

Tutje ai është kthyer prapa në kohë, duke kujtuar luftën e fundit të Kosovës. “Menjëherë krijova një lloj dashurie për Kosovën, populli shqiptar janë popull i mrekullueshëm dhe ShBA-të nuk kanë miq më të mirë se sa shqiptarët”, ka thënë ai.

“Nuk mund të them se sa i kënaqur isha kur ShBA dhe NATO hyri në luftë për të parandaluar ato ngjarje në Kosovë, që po i ngjanin edhe Bosnjës”, ka deklaruar Phillips.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times March 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati: Për më pak se tre vjet i bëmë ato që të tjerët s’mundën për dy dekada

Kosova Times Kosova Times January 1, 2024
“Qeveria federale i përmbahet ligjit”, a do të arrestohej Netanyahu në Gjermani?
Turistët tani duhet të paguajnë 12 euro për të parë ballkonin e famshëm të “Romeo dhe Zhuljetës” në Itali
Cucurella i lumtur që puna e tij po shpërblehet
Osmani kërkon mbështetjen e Holandës për heqjen e masave të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?