By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kneissl, e cila kërceu me Putinin, po i kërkohet t’i heqë shtetësinë austriake
January 28, 2026
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut shkon në burg për korrupsion
January 28, 2026
Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë
January 28, 2026
Sot mot i vranët e me intervale me diell
January 28, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse do të ishte i rëndësishëm për minoritetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pse do të ishte i rëndësishëm për minoritetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës?
Ballina 1Lajme

Pse do të ishte i rëndësishëm për minoritetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës?

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 9:15 AM
Kosova Times Published March 22, 2024
Share
SHARE

Tema e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës po diskutohet në dimensione të ndryshme ditëve të fundit. Këtë herë ju sjellim një material që shpjegon se çfarë përfitojnë minoritetet prej anëtarësimit eventual.

Vendet që e nënshkruajnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur anëtarësohen në Këshillin e Evropës, zotohen për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individëve, për sundim të ligjit dhe për demokraci.

Nga anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare përfitojnë edhe minoritetet e një shteti.

Kështu pohon edhe Sofija Todoroviq, nga zyra e Nismës së të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YIHR) në Beograd.

“Shtohet mundësia për mbrojtje, sikurse mundësia që [ato] t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si mekanizëm ligjor”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Inkuadrimi i Kosovës në këtë trup është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi këtë tokë ishte konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në majin e vitit 2016, por autoritetet përgjegjëse nuk e zbatonin vendimin.

Çfarë është Këshilli i Evropës?

Këshilli i Evropës – ku Kosova ka aplikuar për anëtarësim më 2022 – është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Me raste, vendet duhet t’i ndryshojnë ligjet e tyre, apo të bëjnë çfarëdo ndryshimesh tjera, në mënyrë që një shkelje e evidentuar të mos përsëritet më.

Todoroviq thotë se Rusia ka qenë ndër vendet e vetme që nuk i ka respektuar vendimet e Këshillit – por ajo nuk është më pjesë e tij.

Pamje përpara ndërtesës së Këshillit të Evropës në Strasburg. (Foto: AFP)

Rëndësia e anëtarësimit për minoritetet

Në disa raporte të përpiluara për Kosovën, në fushën e të drejtave të njeriut, krahas problemeve si korrupsioni dhe dhuna me bazë gjinore, si sfiduese janë përmendur edhe rastet e kërcënimeve ndaj minoriteteve etnike dhe grupeve të tjera të margjinalizuara.

Së fundi, edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se njëra nga arsyet e problemeve në komunikim ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe asaj të Kosovës është trajtimi i minoriteteve.

Sipas regjistrimit të popullsisë, i kryer për herë të fundit më 2011, 91 për qind e banorëve të Kosovës janë shqiptarë, 3.4 për qind janë serbë, ndërsa 5.6 përqindëshi tjetër përbëhet nga boshnjakët, goranët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

Në këtë proces regjistrimi nuk morën pjesë afër 50 mijë serbë që llogaritet se jetojnë në komunat veriore të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në periudhë mes viteve 2010–2023, ky trup i ka pranuar 2.801 ankesa nga qytetarët e Kosovës.

Prej tyre, 247 ankesa u paraqitën nga minoritetet – 167 vetëm nga serbët.

Kur mund t’i drejtohen qytetarët Gjykatës së Strasburgut?

Një person mund të dorëzojë ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin kur personalisht është viktimë e shkeljes së të drejtave.

Shkelja duhet të jetë kryer nga një shtet që ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe ankuesi duhet t’i ketë shfrytëzuar, paraprakisht, të gjitha shkallët e gjykimit, në vendin ku kanë ndodhur shkeljet.

Ndërtesa e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg, lindje të Francës. (Foto: AP)

Për çfarë rastesh mund t’i drejtohesh Gjykatës Evropiane?

Todoroviq përmend në veçanti çështjet e shpronësimit.

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, nuk e përjashton asnjë mundësi.

“Për gjithçka. Të gjitha lëndët e mundshme mund të përfundojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Atëherë kur dikush beson se i janë shkelur të drejtat individuale. Po supozoj, dikush që mendon që është ndëshkuar padrejtësisht”.

Gjykata Kushtetuese i kanë thënë REL-it se, “natyra e kërkesave të parashtruara prej minoriteteve është e ndryshme… nga mbrojtja e së drejtës në pronë, e deri te pretendimet për mohim të së drejtës në gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të drejtës në punë dhe mbrojtjes gjyqësore të të drejtave”.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse vendet anëtare të Këshillit të Evropës vërtet brengosen për pakicat në Kosovë, atëherë ato duhet ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës.

“Pyetja e vetme për anëtarët e Këshillit të Evropës është se çfarë logjike do të ndjekin. Nëse logjika është mbrojtja e të drejtave të pakicave, përfshirë pakicën serbe në Kosovë, atëherë Kosova duhet të jetë anëtare, sepse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe të gjithë mekanizmat e Këshillit të Evropës do t’i forcojnë të drejtat e njeriut”, është shprehur ai.

A janë vendimet e Gjykatës Evropiane të detyrueshme?

Todoroviq tregon se po.

Shtetet përkatëse janë të obliguara që t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës së Strasburgut, ndonëse kjo e fundit nuk ka mekanizma ndëshkues, në rast se vendimet e saj nuk merren parasysh.

A do ta forconte anëtarësimi sistemin gjyqësor në Kosovë?

Blakaj beson se po, duke e përmendur bashkë me të edhe forcimin e demokracisë.

Përveç promovimit të konventave dhe monitorimit të përparimit, vetë Këshilli bën edhe rekomandime nëpërmjet trupave të ekspertëve.

Pjesë e tij është edhe Komisioni i Venecias, në të cilin Kosova veçse është anëtare.

Ky Komision përbëhet prej ekspertëve kushtetues, të cilët ofrojnë këshilla ligjore për vendet anëtare në fusha si demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

You Might Also Like

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kosova Times March 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama u del në mbështetje bizneseve

Kosova Times Kosova Times August 16, 2025
Hoxhaj: Sot u bë edhe një dështim tjetër strategjik i dyshes Osmani-Kurti
Milani në radhë për Giorgio Armani-n, 6,000 persona për lamtumirën e fundit
Martinez: Nuk është një sfidë Ronaldo-Mbappe, kritikat na bëjnë më të fortë
Udhëheqësi demokrat i Senatit: Do t’i bllokojmë tarifat e Trumpit ndaj evropianëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?