By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izraeli dhe Irani qëllojnë njëri-tjetrin me raketa. Shpërthime në Jerusalem dhe Tel Aviv
June 14, 2025
Horoskopi ditor për 14 qershor
June 14, 2025
Makina e Ministrisë se Mbrojtjes së Serbisë, percjelle ne Greqi delegacionin ortodoks shqiptar!
June 14, 2025
Shikoni pamjet e sulmit të Iranit ndaj Izraelit
June 13, 2025
Kuvendarët po veprojnë të çorganizuar sikur të ishin nën ndikimin e madh të alkoolit?!
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli i Sigurimit pritet të votojë për rezolutën për armëpushim në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Këshilli i Sigurimit pritet të votojë për rezolutën për armëpushim në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Këshilli i Sigurimit pritet të votojë për rezolutën për armëpushim në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 9:20 AM
Kosova Times Published March 22, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara, që vazhdimisht kanë bllokuar thirrjet për armëpushim në Gazë, do të dorëzojnë të premten një draft-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i cili bën thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm”, përderisa Rusia po shtyn përpara kërkesa edhe më eksplicite për paqe.

Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor, ShBA-ja vazhdimisht ka përdorur veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar rezolutat e propozuara që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën palestineze.

Pas vetos së fundit të vendosur nga Uashingtoni në fund të shkurtit, zyrtarët amerikanë kanë negociuar për një tekst alternativ të një drafti, duke u përqendruar në mbështetjen e përpjekjeve diplomatike që po zhvillohen për arritjen e një armëpushimi gjashtëjavor në këmbim të lirimit të pengjeve.

Në versionin e fundit, të cilin e ka parë AFP-ja, theksohet “nevoja për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të mbrojtur civilët në të gjitha palët, lejimi i dërgimit të ndihmës thelbësore humanitare dhe lehtësimi i vuajtjes”.

Në tekst po ashtu bëhet thirrje për mbështetjen “e përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim në lidhje me lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura”.

Të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se rezoluta e fundit dërgon “një sinjal të fuqishëm”.

Rezoluta “bën thirrje për një armëpushim të lidhur me lirimin e të gjitha pengjeve dhe ne shpresojmë shumë që shtetet do ta mbështesin atë”, tha Blinken gjatë vizitës në Arabinë Saudite.

Megjithatë, në tekstin e rezolutës në mënyrë eksplicite nuk përdoret termin “bëjmë thirrje”, por aty thuhet se një armëpushim është imperativ, dhe sipas Rusisë, ky është një formulim i dobët.

“Ne nuk jemi të kënaqur me asgjë që nuk bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm”, tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy.

Sipas burimeve diplomatike të AFP-së, ShBA-ja ka vota të mjaftueshme për të kaluar draft-rezolutën (të paktën nëntë vota nga 15 anëtarë të Këshillit), por ekziston mundësia që Rusia të vendosë veto.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se është “optimiste” se rezoluta do të miratohet.

Përveç armëpushimit, në tekst po ashtu “hidhet poshtë çdo përpjekje për ndryshime demografike apo territoriale në Gazë” dhe po ashtu dënohen “të gjitha aktet e terrorizmit, përfshirë sulmet e Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit”.

Nëse miratohet, kjo do të ishte hera e parë që Këshilli i Sigurimit në mënyrë specifike do të dënonte sulmet e Hamasit, gjatë të cilave u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Në kundërpërgjigje të sulmeve të Hamasit, Izraeli po kryen një ofensivë tokësore dhe ajrore në Gazë, ku janë vrarë pothuajse 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor të udhëhequr nga Hamasi.

Dy rezoluta humanitare që janë miratuar në Këshillin e Sigurimit, por edhe ato në Asamblenë e Përgjithshme, nuk kanë përmendur Hamasin, gjë që është kritikuar nga Izraeli.

You Might Also Like

Izraeli dhe Irani qëllojnë njëri-tjetrin me raketa. Shpërthime në Jerusalem dhe Tel Aviv

Shikoni pamjet e sulmit të Iranit ndaj Izraelit

Ai erdhi në Indi për të përmbushur dëshirën e fundit të gruas së tij. Ai vdiq gjatë rrugës për te vajzat e tij

(Video)Alarm në të gjithë Izraelin, shpërthime në Tel Aviv. Iran: Hakmarrja ka filluar

Putin dënon sulmin izraelit ndaj Iranit: Kjo mund të zgjidhet diplomatikisht

Kosova Times March 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Lajm i keq për Bayernin, lëndohet Kane, rrezikon sfidën me Arsenalin

Kosova Times Kosova Times March 24, 2024
Gazetaret e REL-it shpërblehen me dy çmime vjetore
Turma njerëzish mblidhen afër zonës ku do të varroset Navalny
Mësimi gjithëditor, Lushaku-Sadriu: Nuk zgjatet orari për mësimdhënësit
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara hynë në garë për rrënojat e një droni që ra në Detin e Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?