By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Byrnes: Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë më shumë trysni Serbisë në raport me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Byrnes: Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë më shumë trysni Serbisë në raport me Kosovën
Ballina 1Lajme

Byrnes: Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë më shumë trysni Serbisë në raport me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 9:28 PM
Kosova Times Published March 22, 2024
Share
SHARE

Para vendimit të NATO-së për të ndërhyrë ndaj forcave serbe për t’i dhënë fund fushatës së dëbimit të shqiptarëve nga Kosova 25 vjet më parë, ishin bërë përpjekje të shumta diplomatike për të frenuar konfliktin. Në mesin e tyre ishte edhe një mision diplomatik amerikan, i njohur si K-DOM, që po vëzhgonte situatën në Kosovë krahas vëzhguesve të OSBE-së dhe atyre evropianë dhe rusë.

Në një intervistë të rrallë, ish drejtuesi i këtij misioni, Shaun Byrnes, diplomat amerikan me përvojë të gjatë në Ballkan, tani në pension, i tha Zërit të Amerikës se situata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet e brishtë, me mundësi të rindezjes së incideneteve. Ai thotë se hezitimi i Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave serbe është real për shkak të qasjes armiqësore të Serbisë ndaj saj.

Zëri i Amerikës: Në këtë përvjetor të 25 të ndërhyrjes së NATO-s, duke marrë parasysh të kaluarën, por edhe duke parë nga e ardhmja, si e vlerësoni situatën në Kosovë? A ishte ai vendim i duhur?

Shaun Byrnes: Ndërhyrja ishte një prej hapave. Ndoshta në atë kohë ka pasur edhe mundësi të tjera, por për atë kohë, ishte vendim i arsyeshëm. Asnjëra nga palët e angazhuara nuk donin më luftë, asnjëra palë nuk deshi ta bombardonte Serbinë, askush nuk deshi të përdorte forcë ushtarake dhe të ndërhynte në Kosovë për t’i dhënë fund luftës. Ishte një zgjidhje e përkohshme, për të blerë kohë, nëse kjo do të funksiononte, do të blinte kohë për arritjen e një zgjidhjeje politike… Ishte e rëndësisë kritike të ndaloheshin luftimet për t’iu mundësuar të dyja palëve një zgjidhje politike.

Zëri i Amerikës: Si e vlerësoni situatën e tanishme? Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara luhaten. Cili është vështrimi juaj se si janë zhvilluar marrëdhëniet ndër vite?

Shaun Byrnes: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri me Kosovën. Kemi miqësi të fortë dhe kemi punuar shumë për të ndihmuar Kosovën që të bëhet një vend ku mbretëron rendi e ligji dhe ekonomia e tregut të lirë. Ka pasur ngritje dhe rënie, ka pasur dëshpërim në anën tonë dhe në Prishtinë, por është bërë përparim i madh në ngritjen e standardit të jetesës, ndërtimit të infrastrukturës. Problemet që i kemi tani, me qeverinë e Albin Kurtit, siç i kuptoj unë, kanë të bëjnë me dialogun që po zhvillohet që nga viti 2013, që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe në thelb kjo përpjekje nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Për mendimin tim, udhëheqësit e Serbisë nuk kanë vullnet për njohje. Andaj ajo çfarë kemi parë është një teatër. Çështja tjetër është çështja e të drejtave të popullatës së mbetur serbe në Kosovë dhe një prej çështjeve që lidhet me të është krijimi i Asociacionit të komunave serbe dhe kompetencave që do të kishte ky asociacion. Udhëheqësit e Kosovës, qoftë zoti Thaçi në kohën e tij, apo zoti Kurti tani, po ashtu edhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, të gjithë kanë rezerva serioze për të rënë dakord për themelimin e Asociacionit për shkak të mundësisë që ai të bëhej një hap drejt krijimit të një Republike Serbe të dytë.

Zëri i Amerikës: A mendoni se shqetësimet e tyre kanë bazë?

Shaun Byrnes: Po, mendoj se po, duke marr parasysh sjelljen e Serbisë. Ndoshta një ditë kur në Serbi të jetë një regjim me të vërtetë demokratik dhe Serbia të shndërrohet në një vend ku mbretëron ligji, me media të lira dhe të pavarura, krijimi i Asociacionit do të jetë i mundur, por shqetësimet në Prishtinë mendoj se janë reale dhe legjitime për krijimin e Asociacionit serb. Më duket se një ide e tillë vetëm sa legjitimon strukturat paralele të tanishme të Serbisë, që në shumicën e rasteve i kanë rezistuar integrimit të institucioneve të qeverisëse të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Ekspertë të shumtë të rajonit kanë paralajmëruar për mundësinë e rindezjes së konfliktit. Si mendoni ju, a ka gjasa të ketë rindezje të konfliktit?

Shaun Byrnes: Fatkeqësisht, nga pikëpamja ime mendoj se ka mundësi dhe më duhet t’i referohem incidentit së fundi në Banjskë si shembull. Është e qartë që (Presidenti serb) Vuçiçi po ruhet nga nacionalistët serbë të vijës së ashpër, të cilët kundërshtojnë ashpër çdo kompromis me Kosovën. Ky është problem për të dhe nuk di sa ka në dorë të ndikojë, por është e qartë, që ai druhet të ecë përpara dhe me shpejtësi. Dhe kjo hap mundësinë, që më së paku, të ketë sërish provokime.

Zëri i Amerikës: Zoti Byrnes, duke patur parasysh këto sfida, si mendoni se duhet të angazhohen Shtetet e Bashkuara me Kosovën dhe Serbinë?

Shaun Byrnes: Shtetet e Bashkuara duhet të dërgojnë sinjale të qarta se mbështesim Kosovën pavarësisht ndryshimeve në dinamikat tona të brendshme politike. Ne mbesim miq dhe duhet të vazhdojmë të nxisim udhëheqësit në Kosovë që të vazhdojnë dhe të shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe të ndërtojnë një shoqëri që respekton rendin dhe ligjin. Kjo është çështja më e rëndësishme për Kosovën, që të bëhet një shtet ku mbretëron sundimi i ligjit sepse do të zgjidhte shumë probleme dhe do t’i ndihmonte drejt njohjeve të tjera. Ndërkaq sa i përket Serbisë, mendoj se duhet të bëjmë më shumë trysni ndaj saj që të tregojë më shumë gatishmëri për kompromis në çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Thënë sinqerisht, mendoj se duhet të jemi më të rreptë me Serbinë, sepse vazhdon të ketë qasje armiqësore ndaj Kosovës. Serbia duhet ta kuptojë që Kosova nuk është më pjesë e Serbisë, ka fituar pavarësinë e saj me forcën e armëve dhe i duhet ta pranojë këtë gjë. Ka patur një arsye reale që Kosova dhe popullata e saj vendosën të ndahen nga Serbia dhe serbët thjesht duhet ta pranojnë këtë gjë, por shumica e tyre nuk kanë vullnet ta pranojnë.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times March 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë

Kosova Times Kosova Times October 21, 2022
Krasniqi në Bruksel, kërkon që Kosovës t’i hiqen masat nga BE-ja
Prishtina e Re mposht Prishtinën në miqësore!
Kryeministri Kurti mirëpret thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Iowa-s në fushën e arsimit të lartë dhe atë të sektorit privat
Kurti flet për Asociacionin: Është larg asaj që ka kërkuar Beogradi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?