By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Jemi krenarë e ballëhapur”, Kurti përmbledh arritjet e qeverisë në tre vjetët e fundit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Jemi krenarë e ballëhapur”, Kurti përmbledh arritjet e qeverisë në tre vjetët e fundit
Ballina 1Lajme

“Jemi krenarë e ballëhapur”, Kurti përmbledh arritjet e qeverisë në tre vjetët e fundit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/23 at 7:13 PM
Kosova Times Published March 23, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, në tre vjet qeverisje të tij, ka përmendur të arriturat në sfera të ndryshme të qeverisjes së tij, veçmas në sektorin ekonomik, ku, sipas tij, ka rritje mesatare 6.2 për qind.

Ai përmes rrjetit social ‘Facebook’ bëri të ditur se punësimi është më i lartë se çka qenë ndonjëherë, ku ka dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës, se kur e morën detyrën.

Kurti tutje përmendi platformën qeveritare për punësim ‘Superpuna’ përmes të cilës afro 10 mijë të rinj mes moshës 18-29 vjeç janë punësuar përmes kësaj platforme. Gjithashtu ai vuri në dukje se mbi 12 mijë gra janë punësuar përmes masave dhe mbështetjes direkte të qeverisë.

Po kështu, Kurti foli për eksportet dhe investimet e huaja direkte, që, sipas tij, janë dyfishuar.

“Në tri vjet qeverisje rishpërndamë rreth 1.2 miliard euro te qytetarët dhe bizneset përmes masave të shumta, pa krijuar borxhe të reja. Kemi pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajonin e Ballkanit për qytetarë në ballafaqim me inflacionin dhe krizën energjetike, si përqindje e Bruto Produktit Vendor sipas Raportit të Bankës Botërore. Shpenzimet kapitale në vitin e kaluar shënuan vlerë rekord prej 555 milionë euro të ekzekutuara. Ndërkohë që borxhin publik e kemi në nivelin më të ulët në Evropë”, ka shkruar Kurti.

Ai, më tej, bëri të ditur se në vitin 2020 faturat e papaguara nga qeveritë e kaluara për mallra dhe shërbime që kanë marrë nga bizneset kanë qenë në vlerë prej 140 milionë euro. Në fund të vitit të kaluar, shtoi ai,  ky borxh është ulur në vetëm 33 milionë, derisa qarkullimi i bizneseve në vitin 2023 ishte për 58% më i lartë se ai në vitin 2019, vit parapandemik.

“Bruto Produkti Vendor ka arritur vlerën 9.6 miliardë euro, nga 6.7 miliardë euro sa ishte kur morëm qeverisjen nën drejtim – pra 3 miliardë euro më shumë për tri vjet qeverisje, me deficit minimal. Qeverive në të kaluarën u duhej tri vjet kohë për t’ia shtuar 1 miliard euro ekonomisë, dhe atë përmes borxheve dhe shfrytëzimit të fondeve të mbledhura nga privatizimi”, vuri në pah Kurti, duke shtuar se për këto arritje ndjehet krenar dhe ballëhapur.

“Tre vjet pas, entuziazmi i qytetarëve për qeverinë tonë është vullneti ynë për të shërbyer. Besimi i tyre për qeverinë tonë është vlerësimi më i lartë për punën e deritanishme dhe frymëzimi për punën që vazhdon”, ka shkruar në fund kryeministri Kurti.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times March 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani e uron Suedinë për drejtimin e Presidencës së Këshillit të BE-së

Kosova Times Kosova Times January 1, 2023
Dëshira për t’iu shërbyer qytetarëve para çdo interesi partiak dhe personal!
MMPHI- Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Presidenti i Portos flet për largimin e Taremi
Trump: Nuk është praktike që Ukraina të anëtarësohet në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?