By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Teksa aeroplanët e NATO-s filluan bombardimet, kriminelët serb vranë tre veprimtarë të njohur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Teksa aeroplanët e NATO-s filluan bombardimet, kriminelët serb vranë tre veprimtarë të njohur
Lajme

Kurti: Teksa aeroplanët e NATO-s filluan bombardimet, kriminelët serb vranë tre veprimtarë të njohur

Kosova Times
Last updated: 2024/03/24 at 1:30 PM
Kosova Times Published March 24, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar vrasjen e Agim Hajrizit, profesorit universitar, Latif Berisha, si dhe avokati të njohur, Bajram Kelmendi, të cilët, teksa aeroplanët e NATO-s nga qielli filluan bombardimin e caqeve të forcave serbe, si përgjigje ndaj krimeve të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë, kriminelët serbë vranë këta tre veprimtarë të njohur shqiptarë.

Ai, përmes rrjetit social ‘Facebook’ bën të ditur se kriminelët serbë vranë në Mitrovicë kryesindikalistin Agim Hajrizi dhe politikanin Latif Berisha, ndërsa në Prishtinë vranë avokatin Bajram Kelmendi.

“Agim Hajrizi, sindikalistit të paepur, kryetar i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, si dhe kryetar i organizimit komunal në Mitrovicë në vitet e ’90-ta, u vra në shtëpinë e tij, bashkë me nënën Nazmije dhe të birin 11 vjeçar, Ilirin. Latif Berisha, politikan e intelektual, kryetar i LDK-së në Mitrovicë, profesor universitar i historisë së letërsisë shqipe e autor i shumë studimeve, udhëheqës i pajtimit të gjaqeve, u vra nga forcat serbe në prag të shtëpisë së tij në Mitrovicë, në natën e 24 marsit. Bajram Kelmendi, juristi i shquar dhe avokat aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, u rrëmbye nga shtëpia bashkë me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, nga policët serbë që i hynë dhunshëm në shtëpi në natën e 24 marsit 1999. Më 26 mars, ata u gjetën të vrarë”, ka shkruar Kurti.

Ai më tej shtoi se vepra e tyre nuk shlyhet prej kujtesës dhe historia e aktiviteti i tyre intelektual, si dhe angazhimi i tyre politik do të ruhet ndër breza.

“E përkujtojmë dhe e ruajmë historinë e aktivizmit intelektual dhe angazhimit politik të veprimtarëve tonë ndër breza. I përjetshëm qoftë kujtimi për Agim Hajrizin, Latif Berishën dhe Bajram Kelmendin! Lavdi të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar në fund kryeministri Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times March 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Silvinho publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës

Kosova Times Kosova Times November 8, 2024
Tahiri: Shkarkimi i Berishajt duhet të ndodh, rrezikon t’i tërheqë pas vetës edhe Kurtin dhe Osmanin
Kultivuesit e gështenjës të dëshpëruar me rendimentet e sivjetme
Haradinaj, Kurtit: S`mund të fshihesh pas patriotizmit që nuk e ke pasur
Liberalizimi i vizave do të ketë ndikim pozitiv edhe në zhvillimin ekonomik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?