Në hapësirat e Sëiss Daimond në Prishtinë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e përkrahur nga Japan Tabaco International, ka ndarë çmimet “Vangjush Gambeta” për gazetarinë ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut. Me këtë rast Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me çmimin e raportimit të vititi e ka nderuar gazetaren Euroneës Albania, Ilnisa Agolli, e cila është shquar në raportimet e realitetit në trajtimet e problemeve që shqetësojnë qytetarët por edhe promovimin e vlerave kombëtare. Me këtë rast Agolli, në prani të gazetarëve pjesëmarrës si dhe figurave të diplomacisë nga këto vende, përfshirë edhe ambasadorin Japonez, duke falendëruar për vlerësimin e dhënë tha se motivi i punës së saj ka qenë njeriu i zakonshëm.
UGSh ka ndarë edhe katër çmime “Vangjush Gambeta”, një çmim “Karriera” dhe Çmimi “Ismet Bellova”, për gazetarin më të mirë të sportit. Kështu UGSh me çmimin “Vangjush Gambeta” ka nderuar gazetaren Marigona Brahimi për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar dhe monline në Kosovë, Esmeralda Topi nga Shqipëria, Xhenur Iseni nga Mqedonia e Veriut, Elisabeta Dosku nga Shqipëria. Ndërsa me çmimin “Karriera” u vlerësua gazetari Gëzim Baxhaku” për punën dhe kontributin mbi katër dekada përbëjnë modelin e reporterit që investoi përgjegjshmërinë dhe rritjen profesionale. Ndërkaq me çmimin “Ismet Bellova” u nderua gazetarit Bashkim Tufa për kontributin e tij të çmuar për gjatë gjysmë shekulli në gazetarinë sportive në median e shkruar dhe atë audio vizive.
Në fillim të ceremonis së ndarjes së këtyre çmimeve, Kryetari i UGSh z. Aleksandër Cipa foli për rolin investigativ që gazetaria ka përballë informalitetit. “Shoqërit tona po përballen me dimensione serioze me informalitetit. Vetë komuniteti ynë është një gjendje gati gangenite të përballjes me rrethanat informale dhe me marrëdhëniet e informalitetit. Ato nuk janë thjeshtë të karakterit të marrëdhënies së punës. Por ne thelbin e tyre ato janë marrëdhënieve të informalitetit mes institucioneve, mes ndërgjegjës komunitare dhe shoqërore dhe informalitetit”, tha ai. Në ndarjen e këtyre çmimeve shoqëruar edhe me debatin e hapur rreth gazetarisë hulumtuese të ekonomisë gri, mungoi prezenca e përfaqësuesve të komunitetit gazetaresk të Kosovës, ndonëse atyre i janë adresuar ftesat.
Në 14 vitet e edicionit të ndarjes së këtyre çmimeve, sipas Cipaj asnjëherë nuk ka pasur një debat që mund të atakojë atë çka e konsiderojmë si shënim të vlerave që spikasin në kontributin një vjeçar të gazetarëve në gjithë hapësirën dhe spektrin multimedial të mediave shqiptare. “Megjithatë kjo është një kënaqësi e jashtëzakonshme sepse dëshmon që ne respektojmë kriteret dhe principet e vlerave profesionale të gazetarisë së sotme. Ne jemi të bindur se shoqëritë tona në hapësirë kryesisht në Ballkanin perëndimor përballen me sfida të cilat janë më të vështirat, . Fatkeqësisht shkaku i shtimit të këtyre sfidave është në rritje dhe nuk është në ulje. Por me kontributin dhe qasjen e maturuar që organizata jonë ofron ne ja dalim të përcaktojmë një hierarki vlerash dhe meritokracie mbi bazën e asaj çka do të donim të ishte dhe çka do të përkrahim. Ka natyrisht diversitete në të gjitha hapësirat e vlerësimit por e rëndësishme është që nuk atakohet ajo që është meritueshme. Dhe për këtë UGSH mbetet besnik i meritokracisë”.
Në një fjalë rasti ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Minxhozi parashtroi dy gjëra që mund të jenë interes të përbashkët. Gazetaria investigative është e rëndësisë tepër e të veçante për një arsye më të madhe se sa ne që ,mendojmë në jetën e zakonshme. “Wshtë sepse ajo kritika mbi atë pikë për të lëvizur ato probleme që ngecin midis nesh , midis hapësirës shqiptare. Dhe duhet të kemi parasysh që është një armë që u jepet jo thjeshtë shoqërisë por edhe qeverive tona respektive. Në krye të kësaj qëndron ekonomia që ka rëndësi të jashtëzakonshme. Pa ekonomi nuk ka shtet, pa ekonomi nuk ka diplomaci, pa ekonomi s’ka zhvillim, dhe pa ekonomi pastaj flasim për gjëra të përgjithshme.
Ekonomitë tona ende kanë probleme për të bashkëpunuar njëra me tjetrën . hapësira shqiptare ende është një thesar i pazbuluar. Që ne duhet të ecim shumë . marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë një rritje . por është shumë e rëndësishme se si mediet e trajtojn”, tha ambasadori Minxhozi.
/Kosovatimes/