By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Duke sulmuar regjimin gjenocidal serb, NATO po mbronte njerëzimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Duke sulmuar regjimin gjenocidal serb, NATO po mbronte njerëzimin
Lajme

Gërvalla: Duke sulmuar regjimin gjenocidal serb, NATO po mbronte njerëzimin

Kosova Times
Last updated: 2024/03/24 at 11:43 PM
Kosova Times Published March 24, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë.

Gërvalla, në një postim në Facebook, u shpreh se aleanca perëndimore po luftonte regjimin serb, për të mbrojtur popullin e Kosovës.

“Sot mbushen 25 vjet nga 24 marsi 1999, kur aleanca më e madhe ushtarake e të gjitha kohërave, NATO, filloi sulmet ajrore kundër caqeve serbe për të ndaluar më në fund dhunën sistematike serbe, brutalitetin, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin ndaj një populli të pafajshëm. Për herë të parë që nga themelimi i saj, NATO po vepronte me forcë dhe po e bënte këtë për të mbrojtur jetën e njerëzve të pafajshëm, për të ruajtur paqen botërore dhe për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga shfarosja”, shkruan Gërvalla.

Në zemër të Evropës, vazhdon tutje ministrja, aleanca perëndimore po sulmonte regjimin serb që kishte një forcë ushtarake, paramilitare e policore të organizuar e të sofistikuar, por barbare për nga etika duke mbrojtur kështu edhe të drejtat e njeriut, lirinë e demokracinë, thjesht qytetërimin. Duke sulmuar regjimin gjenocidal serb, NATO po mbronte njerëzimin.

“Po, si e gjetën sulmet ajrore të NATO-s shqiptarin e Kosovës? Kur u dëgjuan shpërthimet e para mbi makinerinë e mbi objektet serbe, shqiptari i Kosovës tashmë kishte mbushur një shekull që po luftonte kundër pushtimit, kolonizimit, robërisë, urisë, dhunës sistematike, shpërnguljes, dehumanizimit e përbuzjes. Shqiptari i Kosovës kishte qëndruar me forcat e veta kundër elaborateve e planeve të sofistikuara për pastrim etnik e deportim masiv e të plotë.

Me një fjalë, kur zogjtë e hekurt të aleancës së NATO-s po niseshin drejt makinerisë vrastare serbe, shqiptarët e Kosovës po mbushnin një shekull që kishin derdhur djersën, lotin e gjakun për të jetuar të qetë e me dinjitet në tokën e tyre, Kosovën. Ata kishin dëshmuar vendosmëri, qëndresë, durim, përpjekje mbinatyrore e këmbëngulëse, gjakim për paqe, por edhe luftë kundër robërisë e për mbijetesë”, shkruan tutje Gërvalla.

Të vrarë, të masakruar, të dhunuar e të mjeruar, kur po shihnin lart në qiell, në mbrëmjen e datës 24 mars 1999, ata mund të ishin të pafuqi, por nuk po kërkonin vetëm mëshirë. Pasi, me gjakun e me lotin e vet, kishin zgjuar ndërgjegjen njerëzore, ata po kërkonin shpëtim e çlirim, po kërkonin drejtësi, shton ministrja.

“Më në fund, pas një shekulli shqiptarët e harruar të Kosovës, si bekim nga qielli për qëndresën e vendosmërinë e tyre kundër barbarëve e në ruajtje të jetës, vlerave të qytetërimit të vet e të atij perëndimor, po shihnin t’iu vijë shpëtimi, shpagimi e sidomos drejtësia. Kishte triumfuar drejtësia e një populli të vogël e deri atëherë të pambrojtur kundër përpjekjeve barbare për ta dehumanizuar, për ta vrarë, për ta deportuar, për ta zhbërë atë.

Bashkë me bombat e projektilët superprecizë ndaj shtypësve serbë, NATO po kthente drejtësinë e munguar, po shpëtonte shqiptarët e Kosovës, po e sillte lirinë e demokracinë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times March 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shikoni raportin e turpshëm të televizionit publik serb në përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times July 11, 2023
Haradinaj në takim me drejtorin për Evropë dhe NATO në Pentagon
Besa Famgas e fiton ndeshjen e mbetur
Syla: Veprimi i Speciales vë në pikëpyetje historinë e shtetndërtimit tonë
Qeveria organizon udhëtimin e parë pa viza drejt BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?